
Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për protestën e dhunshme të opozitës jo kuvendore para Kryeministrisë.
E quan trishtim që një lider sipas tij po kërkon largimin nga pushteti të Ramës duke përdorur dhunën, ndërsa i bën thirrje atyre personave që ende shkojnë pas opozitës, që të hapin sytë duke parë zjarrin që u hodh ndaj institucioneve që dëmin e vetëm sipas Ramës, nuk ja bëjnë qeverisë, por Shqipërisë.
"Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë "Aman ik!", ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t'i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s'ka ç'i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm", shkruan Rama në rrjetet sociale.
Kryeministri e ka shoqëruar me një video, në të cilën shfaqen pamje nga transmetimet Live të Report Tv, teksa militantët e PD-së hodhën bomba molotov tek kryeministria, çka bëri që hyrja e godinës tek pjesa e derës të shpërthejë në flakë.
Lajmi kryesor:
REAGIME për distancim nga dhuna! Rama: Dëmin ja bëni Shqipërisë! Meta pas 'qetësisë' i del në mbrojtje Sait Dollapit








