Reagon kryetari i Urës Vajgurore
“s’kam në pronësi asnjë ndërtesë”

Reagon kryetari i Urës Vajgurore<br />“s’kam në pronësi asnjë ndërtesë”
Pak orë pas akuzave të koordinatorit për denoncimet të Partisë Demokratike, Ervin Salianji se Kreu i Bashkisë së Urës Vajgurore po ndërton një pallat pa leje, ka reaguar ky i fundit. Sipas Syrja Omeraj ndërtimi në fjalë është në pronësinë e gruas së ve të të vëllait të tij dhe se PD po e persekuton politikisht sistematikisht në vite.

Omeraj, në deklaratën e tij për shtyp, shprehet se nuk ka në pronësi asnjë ndërtesë të tillë në qytezën e Urës Vajgurore dhe se ndërtesa që përmendet nga Salianji është në pronësisnë e gruas së vëllait të tij që kur ky i fundit ka ndërruar jetë. Kreu i Bashkisë së Urës Vajgurore deklaron gjithashtu se po ndjek në shkallët e larta gjegjin mbi bllokimin e këtij ndërtimi “ashtu si çdo familje shqiptare do të mbështeste të afërmit e vet, sidomos në këto rrethana të një gruaje që lufton e vetme.”

Pretendimet e Salianjit, Ymeraj, i ka konsideruar si pjesë e sulmit sistematik dhe politik nga ana e Partisë Demokratike, për shkak të detyrës së tij.

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e kreut të Bashkisë së Urës Vajgurore, Syrja Omeraj:

 “Unë Syrja Ormenaj, kryetar i Urës Vajgurore, nuk kam në pronësi asnjë ndërtesë të tillë në qytezën tonë. Ndërtesa që pretendon zëdhënësi shëtitës i PD ka qenë pronë e vëllait më të vogël, i cili ndërroi jetë para 4 vitesh nga një sëmundje e rëndë në një moshë fare të re. Më pas, pronën e tij e trashëguan gruaja e ve dhe 3 fëmijët e vegjël. Pas fitoreve radhazi të zgjedhjeve lokale, jam sulmuar sistematikisht nga PD lokale dhe ajo qendrore me kontrolle e sulme të vazhdueshme 4 vjet, të cilat edhe INUK edhe Gjykatat i kanë hedhur poshtë.

Më poshtë janë edhe vendimet respektive të fituara. Duke qenë se PD na bombardoi me një seri persekutimesh në Gjykata, jemi ende duke e ndjekur në shkallët e larta gjyqin e fundit me ta, në mbështetje të kunatës sonë, ashtu si çdo familje shqiptare do të mbështeste të afërmit e vet, sidomos në këto rrethana të një gruaje që lufton e vetme.

Nëse PD në pushtet 8 vjet e kishte këtë bindje, atëherë pse nuk ja prishi jetimëve ndërtesën gjatë atyre viteve? Shpesh dhe njerëzisht, kam tentuar të arsyetoj me drejtuesit e PD të mos bëjnë politikë me të vdekurit, dhe hesapet politike për fitoret e zgjedhjeve 2007 e 2011 t'i lajnë me mua e jo me kunatën e ve e nipërit e mbesat. Kjo përpjekje ka qenë pa sukses.

Mesa duket, PD e ka praktikë të përdorë çdo vdekje e çdo dasëm për qëllime politike. Ky është vendimi i tyre. Por, këtu në Urë Vajgurore e në gjithë Shqipërinë njerëzit zgjidhen prej punëve që bëjnë e jo prej baltës që hedhin. Ata mund të përgojojnë pronën e vëllait tonë të ndjerë, por kush ka sy e vesh e kupton se ky helm që PD mbjell në shoqëri çdo dite nuk është as progres as alternativë qeverisëse.

Mbetem i hapur për çdo transparencë me publikun, i vendosur për të bërë më të miren si Kryetar, por edhe si familjar, ashtu siç do të bënte çdo shqiptar i mirë.”

 
Redaskia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën