Reagon Manjani:Kjo është Rilindja
(k)urbane.Bëjini m… mu në të..

Reagon Manjani:Kjo është Rilindja<br />(k)urbane.Bëjini m… mu në të..
Nëpërmjet një postimi në Facebook Ish-ministri Ylli Manjani ka shpërthyer në akuza në drejtim të kryeministrit duke vënë në dukje se Rilindja e Edi Ramës ka shpenzuar miliona euro për fasada pallatesh dhe nuk investoi në pasuri të rëndësishme  të identitetit kombëtar.Manjani e ka etiketuar shëmbjen e këtij monumenti si një skandal të përmasave kombëtare.
 
Pasurisë kulturore kombëtare i është shkaktuar një dëm i pariparueshëm.Manastiri i Shën Athanasios në Dhivër të Bashkisë Finiq është shëmbur dy ditë më parë, për arsye të mungesës së investimeve.Manastiri cilësohet pasuri kombëtare dhe është një nga veprat më të veçanta arkitekturore të besimit ortodoks.Kjo pasuri mendohet të jetë 400 vjeçare, ndërsa ndërtimi në mure daton rreth vitit 1797.Shumë studiues kanë thënë se në këtë tempull kanë ekzistuar ndërtime të mëparshme dhe mosha e këtij objekti është shumë herë më e vjetër.
 
 
 
 
Postimi i plotë i Manjanit në Facebook:
 

“Mijëra apo milionë Euro shpenzoi Rilindja Urbane për të kthyer sheshet e mëdha që i bëjnë njerëzit miza!

Mijëra euro për pak metra katrorë fasada e bojra.

Qindra apo mijëra palma (që u thanë) apo ndriçues rrugës që ngjajnë ai rrahëse vezësh!

Mijëra e miliona euro i paguhen koncensionarëve për punët e pista të këtij shteti të falimentuar në koncept!

Miliona euro për të Rilindur komunizmin!

Zero lekë (se Eurot mbaruan) për të mbajtur në këmbë , jo më shumë, trashegiminë kulturore të këtij vendi!

Ky manastir 400 vjecar u shemb, jo nga terrorizmi por nga qeveria e Rilindjes!

Turp e faqja e zezë!

Mbajini sheshet e reja të neo diktaturës demokratike! Bëjini një m… mu në të”!




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet