Reagon Meksi: Sulmi i Berishës
është politik, fantazi e sëmurë

Reagon Meksi: Sulmi i Berishës<br />është politik, fantazi e sëmurë
TIRANE- Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë Ermelinda Meksi ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha, se ajo i ka dhënë Parlamentit dosjen me sekretet e institucionin më të lartë financiar në vend. Duke e cilësuar sulim e tij me prapavijë politike, Meksi shkruan në faqen e saj në rrjetin social “Facebook” se kjo është “një fantazi e sëmurë”. Në reagimin e saj Meksi shprehet se me sulmin ndaj saj si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, cenohet rëndë pavarësia e këtij institucioni monetar.
 
 “Pergjigje e detyruar ne fundjave per Z.Berisha
Nje fantazi e semure qe as vete nuk mund ta besoje per te dyten here brenda 24 oresh ,me stilin e tij me prapavije te paster politike, Z.Berisha me sulmin e tij ndaj ndaj meje si anetare e KM,cenon rende pavaresine e institucionit me te rendesishem monetar te vendit Bankes se SHqiperise.
Ne menyre qesharake nje ish kryemnister, ish president dhe ende deputet, thote..."sipas burimeve nga parlamenti" ..pyes nga kush ne Parlament, nga kryesia, nga fotokopjueseja ,apo nga roja tek dera me qe.zoteria paska te dhenen se qenkan fotokopjuar???!!!...
Qenkan fotokopjuar sipas tij sekretet e bankes ...a mos valle ka pare mbreme filmin me Demi Moorin..."Banka e Diamanteve" dhe i doli sot ne enderr?
Po cili anetar i Keshillit Mbikqyres e ka kete atribut? Po ta kishin do ja kishin dhene te tijte qe i depersonalizon deri ne keqardhje. Pastaj i ben thirje Guvernatores ne detyre te ndroje kodet dhe celesat e bankes!!!!.Ketu bie brenda me logjiken e tij gjysmake . Po ne se ato qenkan ne kompetencen e saj dhe zoteria i ditkerka aq mire, nga do ti i njihja une ato?Kur sipas Rregullore Nr.73 date 14.10 2009 e Regjimit te Hyrje- Daljeve dhe Levizjes ne ambinetet te BSH , si anetare e KM part time ,une nuk kam as akses hyrje ne Banke?
Si mund te fantazoje ky zoteri per sa ka ndodhur ne mbledhjen e KM te BSH ,sic bente ne sulmin e djeshem ndaj meje kur ato jane ligjerisht konfidenciale, duke prezantuar si te frikur prej meje, nje gruaje, koleget e nderuar te KM?
Jam perpjekur me maturi te ruaj qetesine ne kete kohe te veshtire per BSH, pavaresisht presionit nga te gjitha krahet e politikes ,per te kryer me pergjegjshmeri ne zbatim te ligjit misionin per te cilen jam zgjedhur dhe me voten Tuaj nga Kuvendi ,duke kontribuar ne ruajtjen e stabilitetit financiar te vendit,per te cilen perbetoheni por beni te kunderten
Ju zoti Berisha doni te provokoni publikun duke i thene me gjuhen tuaj te helmuar se vjedhja e ndodhur kur drejtonte Guvernator Fullani nuk ishte asgje, sepse sipas Jush e gjithe kjo histori ishte qe te merreshin kodet e hyrjes dhe pastaj te sulmohet banka nga bandat...Kjo eshte gjuhe e denje per nje individ qe vetem raporti mjekesor mund ti gjej alibi.
Zonja Guvernatore ne detyre: Sqaroje zotin Berisha se anetaret e KM part time nuk kane akses hyres ne Banke,kur edhe per te hyre ne mbledhjet e KM duhet te na shoqeroje dikush nga Ju dhe jo me te dime kodet...,etj .Ato vetem Ju si Administratore ekzekutive i dini.Sqaroje qe mos shpenzoje me kohe as ne Fb, duke leshuar brockulla te tilla...!
Une do te vijoje te qendroje ne detyre per aq kohe sa do e gjykoj, se kontributi im i sherben vendit dhe institucionalizmit, ndaj zoti Berisha mos shpreso kot se do te mbrish atje ku je nisur..ajo rruge quhet qorrsokak!”, shkruan Meksi.

Reagimi i Meksit,Berisha: Përpjekje për të mbuluar diellin me shoshë
Një përpjekje të Ramës për të mbuluar diellin me shoshë e cilëson Berisha reagimin e Ermelinda Meksit ndaj ish-kryeministrit i cili e akuzonte se ajo i ka dhënë Parlamentit dosjen me sekretet e institucionin më të lartë financiar në vend.
 
Ndërkohë që Meksi e ka cilësur si deklaratën e Berishës si fantazi e semurë, ky i fundit përmes rrjetit social shprehet se kjo ka qenë akuza klishe e Ramës dhe e miqve te tij për çdo denoncim timin të skandaleve të mëdha të qeverive socialiste.
 
“Është fatkeqësi e vërtetë kombëtare që thagmat, skandalet dhe aferat e Ramës dhe qeverisë së tij tejkalojnë çdo fantazi”-shkruan Berisha në ‘Facebook’

 
Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën