Aktorja dhe këngëtarja e njohur Miley Cyrus është shprehur e indinjuar në faqen zyrtare në Twitter në lidhje me lajmet e fundit të publikuara nga mediat e huaja.

Sipas tyre Cyrus është takuar dhe ka drekuar me ish-të dashurin e saj Nick Jonas, ndërkohë që ajo është shprehur se vazhdon të jetë e fejuar me aktorin Liam Hemsworth.

“Nuk është e vërtetë njerëz, unë kam vite pa e takuar Nick Jonas. Nuk e kuptoj përse mediat vazhdojnë të shkruajnë lajme të pavërteta rreth meje,”-është shprehur Cyrus.

Vetëm pak kohë më parë i fejuari i saj aktual Liam është fotografuar në shoqërinë e aktores January Jones, duke bërë që mediat të raportonin për një tradhti të Hemsworth.

Ka qenë vetë Cyrus e cila i ka mohuar këto zëra duke u shprehur se fejesa dhe dashuria midis tyre vijon pa probleme.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com