TIRANE - Reagon ministri në ikje i Inovacionit, Genc Pollo ndaj komenteve të statusit të tij për deklaratën e ambasadorit të SHBA Arvizu. “Dje në facebook postova një shënim ku argumentoja se zgjedhjet e qershorit 2013 nuk mund të jenë historikisht të krahasueshme me zgjedhjet e ‘92 pasi këto të fundit shënuan ndarjen me një regjim totalitar komunist e nisjen e një epoke të demokracisë. Më saktë shënimi merrte spunto nga deklarata e një personazhi publik sipas të cilit këto dy ngjarje ishin të ngjashme”, shkruan Pollo sërish në facebook, duke evidentuar komentet se populli me votë i kishte larguar etj.
“Kam besim se si socialistet jonostalgjike për PPSH, si josocialistët e mërzitur a inatosur me PD, si dhe çdokush që ka respekt për inteligjencën e vet s’do ta krahasonte rotacionin e pushtetit përmes kutisë së votimit të 2013 me përfundimin e regjimit komunist e fillimin e erës së demokracisë që shënuan votat popullore të 22 marsit 1992. Kjo çështje mund të mos jetë më aktualja e ditës por është themelisht e rëndësishme për të patur vëmëndjen tonë”, shkruan Pollo.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com