Reagon Polonia për bombardimin rus pranë territorit të saj: Sulmi një provokim, ndodhi pranë kufirit të një vendi të NATO-s

Reagon Polonia për bombardimin rus pranë territorit të saj: Sulmi një provokim, ndodhi pranë kufirit të një vendi të NATO-s

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë Marcin Przydacz tha se sulmi rus pranë kufirit pola ishte shumë provokues.

Sulmi u zhvillua në bazën ushtarake në Yavoriv, vetëm 15 milje nga kufiri me Poloninë, ku mbetën të vrarë 35 persona.

“Këtë hap të ndërmarrë nga Rusia ne e konsiderojmë po aq provokues sa është aq afër kufijve tanë.”, shprehen zv. ministri.

Ai tha se vendi ku ndodhi sulmi është edhe pranë një korridori humanitar, ku kalojnë çdo ditë me qindra refugjatë ukrainas drejt Polonisë.

"Unë besoj se ushtria ruse e di shumë mirë se ku është kufiri, dhe ky nuk është vetëm kufiri midis Polonisë dhe Ukrainës, por midis një vendi të NATO-s dhe një vendi jo të NATO-s.", u shpreh Przydacz.

"Ne nuk duam asnjë luftë. Ajo që duhet të bëjmë është të mbështesim Ukrainën tani për të ndaluar këtë masakër që po kryen Rusia mbi civilët.", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin