Reagon Taçi: Janë shpifje
ARMO nuk ka asnjë borxh

TIRANE – Kompania ARMO hodhi sot poshtë lajmet e publikuara në media “sipas të cilave, Gjykata e Tiranës ka vendosur nën sekuestro konservative kompaninë ARMO për një borxh të pashlyer prej 75 milionë euro ndaj Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit” duke nënvizuar se “gjithçka është një shpifje dhe pa lidhje me të vërtetën”. Njoftimi u shfaq në faqen online të televizionit Albanian Screen, në pronësi të Rezart Taçit, që kontrollon edhe pjesën më të madhe të aksioneve të ARMO-s.

“Kompania ARMO garanton se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje apo marrëdhënie financiare me Bankën Ndërkombëtare të Azerbajxhanit. Për rrjedhim ARMO nuk ka asnjë detyrim të pashlyer ndaj këtij institucioni financiar”, thuhet në tekst.

“Spekullime të tilla i konsiderojmë si sulme të qëllimshme e të inskenuara posaçërisht për të shkatërruar imazhin e kompanisë ARMO, një nga më seriozet në vend, e cila paguan në mënyrë të rregullt të gjitha detyrimet e saj karshi shtetit dhe kontraktorëve”, përfundoi njoftimi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë