Real-Bayern, Ancelotti: Tentojmë
përmbysjen. Zidane: Do ju ndalim

Real-Bayern, Ancelotti: Tentojmë<br />përmbysjen. Zidane: Do ju ndalim
Akti i dytë i "duelit të titanëve", Real Madrid - Bayern Munchen luhet nesër në "Santiago Bernabeu". 

Sfida përcaktuese për ekipin që do shkojë në gjysmëfinalet e Champions League, sheh madrilenët favoritë, të cilët kanë fituar takimin e parë në Mynih me shifrat 2:1. 

Por nga ana tjetër, bavarezët kanë vetëm një rezultat në mendje, përmbysjen që do iu siguronte një bilentë në 1/2-at. 

Trajneri italian i Bayern, Carlo Ancelotti, është shprehur në konferencën e fundit për mediat përpara takimit se ekipit të tij i duhet të zhvillojë një ndeshje të përsorur. 

Ndërkohë, Zinedin Zidane u shpreh se fitorja në takimin e parë nuk ndryshon asgjë duke shtuar se detajet do të bëjnë diferencën.

“Humbja në takimin e parë na e ka vështirësuar shumë detyrën. Për të kaluar në raundin tjetër do të na duhet guxim, forcë dhe cilësi, për të shkuar në gjysmë-finale duhet të zhvillojmë një takim të përsosur. Jemi të vetëdijshëm që mundësitëe tona janë ngushtuar, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi shanse. Është e vërtetë që Reali në “Bernabeu” shënon gjithmonë, por gjithashtu edhe pëson shpesh here”, u shpreh Ancelotti. 

Fitorja me përmbysje në Mynih falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos i ka dhënë një avantazh jo të vogël Realit të Madridit në duelin për një vend në gjysmë-finale, megjithatë një skuadër si Bayern nuk duhet nën vlerësuar asnjëherë dhe këtë fakt e di mjaft mirë trajneri i “mbretërorëve” Zinedine Zidane.

Tekniku 44 vjeçar në prag të kësaj sfide shprehet se për të personalisht por edhe për skuadrën madrilene suksesi në Gjermani nuk ndryshon asgjë

"Jam i vetëdijshëm që duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe, të tregohemi të fortë dhe të fitojmë takimin. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e parë, Bajerni luan njësoj si në shtëpi ashtu edhe jashtë fushe, po e përsëris që duhet të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Nuk ka sekrete, duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar në gjysmë-finale. Lewnadowski është një lojtar i nivelit të lartë, por mendoj se Ramos i ka cilësitë për ta ndalur. Mendoj se detajet do të bëjnë diferencën”, ka thënë Zidane. 

Në takimin e një jave më parë në "Munchen Arena", bavarezët vuajtën mungesën e qendërmbrojtësit Mats Hummels dhe sulmuesit Robert Leëandoëski, për shkak të dëmtimeve.

Nesër në Madrid këta lojtarë pritet të jenë 100% në dispozicion të Ancelottit, pavarësisht se aktivizimi i Hummels do të jetë në pikëpyetje deri në momentin e fundit.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)