Real Madrid do të dhurojë
një milion euro për refugjatët

Real Madrid do të dhurojë<br />një milion euro për refugjatët
MADRID - Klubi spanjoll i futbollit, Real Madrid do të dhurojë një milion euro për të ndihmuar refugjatët që do të vendosen në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Si pjesë e premtimit të klubit tonë për solidaritet shoqëror kemi marrë vendim që të ndihmojmë fëmijët, gratë dhe të gjithë të tjerët që kanë lënë shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga vdekja dhe lufta" thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të klubit spanjoll. Gjithashtu theksohet, se bëhet fjalë për forma të ndryshme të ndihmës për refugjatët, dhe që do të organizohen edhe kampe të futbollit për fëmijët të cilët do të vinë në Spanjë.

Kryetar i Bordit të Real Madridit, Florentino Perez, përmes një telefonate bisedoi me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy dhe i tha se "klubi mbretëror" është i gatshëm të bashkëpunojë për të ndihmuar refugjatët. Rikujtojmë gjithashtu se lojtari spanjoll dhe lojtari i Bayern Munchen të Gjermanisë, të premten vizituan emigrantët në stacionin e trenit në Mynih dhe në këtë mënyrë u dhanë mbështetje. Bayern Munich më parë njoftoi se edhe ky klub do të ndajë një milion euro për të ndihmuar refugjatët.

Rreth 50 qytete të Spanjës, me në krye Madridin dhe Barcelonën, kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar refugjatë nga zonat e shkatërruara nga lufta që po ikin drejt Evropës.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA