Real Madrid fiton superkupën,
mund Manchester United 2:1 

Real Madrid fiton superkupën,<br />mund Manchester United 2:1 
Real Madrid ka fituar me rezultatin 2:1 finalen e Superkupës së Europës ndaj Manchester United, takim i cili u luajt në stadiumin "Philipi II Arena"  të Shkupit në Maqedoni.

Mesfushori brazilian Casemiro ka mposhtur De Gea-n duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 24 të takimit, ndërsa në të 52' Reali dyfishoi me Isco. 10 minuta më pas, Manchester United shkurton diferencën me Romelu Lukaku. 

Goli i parë i ekipit të Zidane ishte rrjedhojë e disa aksioneve radhazi të madrilenëve të cilët më herët kishin goditur edhe shtyllën, në minutën e 16, po me Casemiron. 

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. 

Në të dytën, Isco dyfishon shifrat pas një kombinimi në zonë dhe i vetëm përballë De Gea-s në të 52', gjeti rrugën e rrjetës. Kundërpërgjigja e anglezëve vjen në mënutën e 62 kur Lukaku përfiton nga pakujdesia e portierit madrilen Navas, duke ngushtuar shifrat në 2:1.

Casemiro, njeriu i finaleve
Vlen të theksohet gjithashtu se braziliani ishte një prej autorëve të golave të Real Madrid në fitoren ndaj Juventus 4:1 në finalen e Champions League. 

Ekipi i Zinedin Zidane duket më superior në fushën e blertë, ndërsa të besuarit e Hose Mourinho-s vuajnë paqartësinë në konkretizimin e aksioneve. 

​Superkupa e Europës është finalja që zhvillohet mes fituesit të Champions League dhe atij të Europa League. 

Superkupa e Europës Real Madrid-Manchester United

Ora 22:43 Përfundon ndeshja, Real Madrid fiton superkupën
Ka përfunduar ndeshja pë superkupën, ku Real Madrid ka fituar me rezultanin 2:1 ndaj Manchester United

Ora 22:26 Real Madrit fut në fushë Cristiano Ronaldon
Në minutën e 82 të ndeshjes Zidan fut në lojë Cristiano Ronaldon dhe nxjerrë nga fusha Karim Benzema

 Ora 22:10 Manchester United ngushton rezultatin, shënon Lukaku
Romelu Lukaku, blerja e merkatos së kësaj vere ka shënuar për Manchester United. 
 
Ai u gjend në vendin e duhur pas një kthimi të topit nga portieri madrilen, Navas.  

lukaku

Ora 22:00 Real Madrid gjen dhe golin e dytë me anë të Isco

isko
(Momenti i golit të dytë nga Isco)


Ora 21:30 Përfundon pjesa e parë, Real Madrid-Manchester United 1:0
superkupa

Ora 21:10 Real Madrid gjen golin e avantazhit me Casemiro 

Pas disa aksioneve të njëpasnjëshme, Real Madrid ka gjetur golin e avantazhit ndaj Manchester United. 

Në minutën e 24 të takimit, mesfushori brazilian, Casemiro arriti të mposhtë De Gea-n, pas një krosimi të marrë nga Isco. 

Më herët, Casemiro kishte goditur tranversën e portës së mbrojtur nga United. 

kasemiro gol
(Momenti i golit nga Casemiro)

Ora 20:45 Nis sfida në stadiumin e Shkupit
Ka nisur në stadiumin "Philipi II Arena" në Shkup të Maqedonisë, finalja e Superkupës së Europës mes Realit të Madridit dhe Manchester United.

Ora 20:40 Dalin formacionet, mungon Ronaldo
Ashtu siç edhe pritej Ronaldo e nisi nga stoli ndeshjen, ndërsa për “Djajtë e Kuq” debutojë sulmuesi belg Romelu Lukaku i cili u transferua nga Everton dhe mesfushori serb, Nemanja Matic i spao blerë nga Chelsea.

Sfida pritet që të dhurojë spektakël dhe emocione, pasi përballë janë dy gjigantë të futbollit botëror. 

formacioni i madritit
formacioni i man united

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema