Real Madrid heq kryqin nga stema
dhe i 'shkel syrin' myslimanëve

Real Madrid heq kryqin nga stema <br />dhe i 'shkel syrin' myslimanëve
TIRANE – Florentino Perez vuri të premten gurin e parë simbolik të Real Madrid Resort Island, një kompleks turistiko-sportiv që do të lindi në janar të 2015 në ishullin e Raìs Al Khaimah, një prej të shtatëve që formojnë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Siç njofton e përditshmja sportive “Marca”, bëhet fjalë për një projekt që do të afrojë Realin me mbi 150 milionë tifozë të mundshëm të “los blancos” që jetojnë në Asi.

Për të mos bezdisur popullsinë lokale, klubi sportiv ka hequr kryqin nga mburoja simbol e Madridit, me qëllim edhe që të mos krijojë asnjë problem fetar në një rajon ku pjesa më e madhe e popullsisë është e besimit mysliman.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate