Real Madrid humb një tjetër
mundësi, 2-2 me Valencian

Real Madrid humb një tjetër<br />mundësi, 2-2 me Valencian
Reali i Madridit nuk e shfrytëzoi hapin fals të Barcelonës ditën e shtunë. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez nuk arriti të merrte 3 pikët në “Mestalla” edhe pse kaloi dy herë në avantazh ndaj Valencias.

Karim Benzema dhe Gareth Bale ishin autorët e golave për madrilenët, ndërsa Parejo me 11-metërsh dhe Alcacer barazuan dy herë për ekipin e drejtuar nga Gary Neville.

Një ndeshje emocionuese që i kishte të gjitha: lojën e bukur, polemikat, kartonin e kuq të Mateo Kovacic dhe një fund që nuk rekomandohej për personat me zemër të dobët.

Në këtë mënyrë, e ardhmja e Rafa Benitez mbetet në dyshim pas një tjetër rezultati jo të kënaqshëm ndaj një skuadre të fortë.tch

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore