Real Madrid, James: Kërkojmë
mbështetjen e tifozëve për finalen

Real Madrid, James: Kërkojmë<br />mbështetjen e tifozëve për finalen
James Rodriguez ishte një nga lojtarët më të mirë të Realit në ndeshjen e parë në Torino. Edhe pse në fillim u prit me shumë skepticizëm, tashmë është kthyer në vendimtar dhe shpresohet shumë që nga këmbët e tij të nisë kualifikimi në finale. Lojtari kolumbian është optimist për kualifikim dhe kërkon mbështetjen e tifozëve.

“Të gjithë tifozët do të na mbështesin. Bernabeu duhet të jetë lojtari i 12, është një bonus shtesë për të fituar. Juventus do të luajë me 5 mbrojtës dhe ne duhet të jemi të durueshëm, të gjejmë hapësirën dhe kohën për t`i krijuar mundësitë për shënim. Casillas është kapiteni ynë, dikush që ka fituar aq shume këtu dhe ju duhet të keni respekt për të.

Në Torino bëmë disa gabime, por Juventusi luajti mire dhe insistoi shume. Endrra per te qene ne Berlin eshte ne mendjen e cdonjerit prej nesh. Ne duhet të japim gjithçka”deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë