Real Madrid, përpara sprovës reale
Wolfsburg ngre "murin" në Bernabeu

Real Madrid, përpara sprovës reale<br />Wolfsburg ngre "murin" në Bernabeu
Real Madrid i Zinedine Zidane është sonte përpara testit të së vërtetës, ku do të shkruhet fati i galaktikëve për ecurinë e të gjithë sezonit. Madrilenët po kalojnë një formë të mirë në La Liga, ku pas mposhtjes së Barcelonës në Camp Nou, ka rihapur garën për titullin kampion.
 
Por e njëjta gjë s'mund të thuhet për ecurinë në Champions League për Realin.
 
Javën e kaluar, "galaktikët" u mposhtën 2:0 në transfertën gjermane ndaj Wolfsburg. Rezultat ky që favorizon gjermanët, por në takimin e kthimit në Spanjë, Real është dukshëm favorit për të fituar ndeshjen, ndonëse për tu kualifikuar i duhet një diferencë me tre gola.  
 
E përditshmja sportive, "Mundo Deportivo", ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Si Real ashtu edhe Wolfsburg, do të kenë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Por ndryshimi është se spanjollët do t'i besojnë një formacioni krejtësisht sulmues, ndryshe nga gjermanët që do të tentojnë mbrojtjen e rezultatit.

Të paktën 6 lojtarë të Wolfsburg që do të zbresin mbrëmjen e sotme, Vierinha, Naldo, Dante, Rodriguez, Luis Gustavo, Guilavogui, janë me tipare mbrojtëse. Përpara "murit" të "ujqërve" do të luajë autori i golit të dytë në ndeshjen e parë, Arnold. Ndërsa të avancuarit e vetëm janë mesfushorët Draxler, Schurrle dhe Bruno Henrique. Dieter Hecking ka ulur në stol sulmuesit Bendtner dhe Max Kruse, duke i besuar treshes së mesfushës. 

formacioni

Nga ana tjetër, Real do të luajë me formacionin 4-3-3, me Ronaldo, Bale dhe Benzema në sulm, të mbështetur nga Kross, Casemiro e Modriç. Në pikëpyetje është aktivizimi i James Rodriguez.
 
Nëse Reali synon gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve duhet ta mposhtë Wolfsburgun me rezultat 3:0.
 
Ky është edhe testi i vërtetë i Zinedin Zidane në Champions League, që prej marrjes së drejtimit të Real Madrid.  

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët