Reali i Madridit ka pësuar një disfatë të paparashikueshme me rezultatin 2- 0 nga Wolfsburgu.
Goli i parë u shënua nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18’, nga mbrojtësi zviceran, Ricardo Rodriguez, ndërsa 7 minuta më pas, në të '25-ën, është Maximilian Arnold i cili dyfishon shifrat, duke vulosur fatin e këtij takimi.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta të madrilenëve për të ndryshuar rezultatin ato nuk u finalizuan me sukses. Skuadra gjermane dëshmoi se është një rival i fortë dhe tepër rezistente, sidomos në fazën mbrojtëse.
Fitorja e pastër 2-0 i jep shanse të mëdha Wolfsburgut për kualifikimin në gjysmëfinale, hap i cili do të ishte historik për "ujqërit", pasi për herë të parë do të ishin në fazën e 1/2 të UEFA Champions League.
Nga ana tjetër Reali ka shumë pak shumë shpresa për të përmbysur rezultatin e sotëm në ndeshjen e kthimit në "Santiago Bernabeu".

Ndërkohë në Francë, "derbi i sheikëve", PSG dhe Manchester City ka dhuruar spektakël në "Park de Prince".
Ky takim ka përfunduar me rezultatin 2-2 pavarësisht se vendasit kanë dominuar lojën. Pjesa e parë është mbyllur 1-1 me golat e shënuar nga De Bryune dhe Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi humbi edhe një penallti.
Ndërsa edhe në pjesën e dytë janë edhe dy gola të tjerë, ku në minutën e 60 të takimit Rabiot shënoi 2:1 në favor të PSG. Ishte goli i Fernandinho që barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 72-të të takimit.
PSG-së i duhet fitorja në Manchester për tu kualifikuar në Champions, por gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në Angli.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com