Real Madrid vjen në Shqipëri, do trajnojë talentet e reja në futboll! Shtohet rivaliteti për Manchester City-n

Real Madrid vjen në Shqipëri, do trajnojë talentet e reja në futboll! Shtohet rivaliteti për Manchester City-n

Prezantimi i projektit

Real Madrid ka shpalosur zyrtarisht projektin për të qenë në Shqipëri këtë verë dhe për të testuar talentet e reja që mund të bëhen pjesë e Akademisë së "Galaktikëve".

Trajneri i U-19 së Realit, Alvaro Arbeloa, i cili është edhe ambasadori i klubit ka shpalosur programin e Real Madridit në Shqipëri. Nga 10 - 14 qershorin e këtj viti, për pesë ditë djemtë dhe vajzat e reja shqipitare do mund të bëhen pjesë e përgatitjeve nga trajnerët e Real Madrid.

"Për herë të parë 'Fondacioni Real Madrid' viziton Shqipërinë për një trajnim. Një trajner nga Fondacioni do të udhëtojë në vend për të marrë pjesë tek të rinjtë që duan të jetojnë një përvojë unike përmes futbollit dhe të mësojnë vlera me metodologjinë edukative të Fondacionit", njofton Real Madridi.

Fitimet nga këto aktivitete do të mbështesin projektet socio-sportive që  'Fondacioni Real Madrid' po zhvillon në rajon për fëmijët në rrezik dhe në kushte të këqija.

Duket se Real Madrid i trembet një shtrirje të Akademisë së Manchester Cityt në rajon, me klubin anglez që ka nisur nga puna dhe do ketë akademinë e vet "Durrah City" në Durrës.

Sa për kujtesë, kjo nuk do jetë hera e parë që Real Madridi vjen në Shqipëri, pasi në 20 janarin e 2010 klubi mbretëror fitoi 1-2 miqësoren e luajtur në "Qemal Stafa" kundër Gramozit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)