Real nxjerr në shitje Ronaldon,
do Neymar-Hazard-Lewandowski

Real nxjerr në shitje Ronaldon,<br />do Neymar-Hazard-Lewandowski<br>
Ronaldinho tërhiqet edhe zyrtarisht nga futbolli. Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit ka vendosur të thotë mjaft dhe lajmin e ka bërë me dije vëllai i tij.” Do organizojmë diçka të bukur pas Botërorit” ka thënë vëllai i njërit prej lojtarëve më të mirë të viteve të fundit.

Sa i përket merkatos i bujshëm është lajmi që Cristiano Ronaldo është në shitje. Presidenti i Real ka vendosur që të mos ketë më rinovim dhe i ka thënë agjentit të portugezit të dëgjojë ofertat që vijnë. Dëshira numër një e Perez është braziliani Neymar por Marca sot shkruan se sulmi i galaktikëve mund të kalojë nga BBC në NHL pra nga Bale, Benzema, Cristiano në Neymar, Hazard dhe Lewandowski.

Ndërkaq, Interi vijon të kërkojë me ngulm brazilianin e Barcelonës Rafinha. Në Angli ka pasur edhe lëvizje konkrete.Teo Walcott ka lënë Arsenali dhe kalon tek Everton për 25 mln sterlina ku ka kryer edhe vizitat mjekësore.

Ndërsa e ardhmja e Alexis Sanchez duket tek United. Madje mediat britanike bëjnë me dije që armeni Henrik Mkhitaryan ka pranuar se do largohet nga United për shkak se aktivizohet pak dhe mund të përdoret në operacionin për të sjellë kilianin Sanchez në Old Traford.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre