Real-Ronaldo me rekorde, rihapet
"anglezi", fiton Bayern, Roma ‘X’

Real-Ronaldo me rekorde, rihapet<br />
Humbja e Chelsea përballë Newcastle me rezultatin 2-1 dhe fitorja e Manchester City me Everton 1-0 kanë rihapur kampionatin anglez të futbollit për vendin e parë, pasi Arsenali ka marrë një tjetër humbje përballë Stokes 3-2 duke u larguar akoma më shumë nga objektivat, ashtu sikur edhe trajneri Venger nga stoli i ‘Topcinjve’ pas shumë vitesh.
city
Tashmë i janë kthyer të gjithë kundër pas rezultateve shumë negative duke rrezikuar stolin. Liverpool bëri një tjetër hap fals, këtë herë duke barazuar me Sunderland 0-0, ashtu sikur edhe Totenhem me Cristal Palase.
 
Bundesliga
Bayern Munich nuk ka asnjë rival këtë edicion në kampionatin gjerman të futbollit, teksa përballë Leverkusenit i ka mjaftuar një gol i Riberi për të marrë tre pikët e radhës në një ndeshje me shumë raste nga të dy ekipet, por që në fund u mbyll vetëm me golin e francezit që shfaqet edhe një herë tjetër deciziv për kampionët e Gjermanisë.
riberi
Me këtë fitore Bayern ngjitet në kuotën e 36 pikëve.Paderborn i Mehës barazoi 1-1 me Freiburg, ndërsa Schalke fitoi me poker jashtë fushe me Shtutgart.
 
Seria A
Roma nuk di të përfitojë nga hapi fals i Juves të premten përballë Fiorentinës, pasi me shumë vështirësi dhe dyshime arriti të merrte një pikë ndaj Sassuolo në shtëpi në një barazim dramatik 2-2.
roma
Të besuarit e Garcias e kishin marrë me lehtësi sfidën duke mos i kushtuar shumë rëndësi, por miqtë surprizojnë duke shënuar dy gola të shpejtë që tronditën Romën. Në pjesën e dytë verdhekuqtë barazojnë me Ljajic duke shpëtuar nga humbja.
 
La Liga
Reali i Madridit vendos një tjetër rekord në kampionatin spanjoll të futbollit, pasi thyen atë të Barcelonës me 18 fitore radhazi, që ishte arritur nga Raikard në edicionin 2005-06 me katalanasit. Radhën për humbjen e ka pasur Celta Vigo që pëson tre gla nga Ronaldo, e ndërsa i pari u realizua përmes një penalltie të dyshimtë, dy golat e tjerë  ishin spektakolarë.
ronaldo
Me 3 golëshin e radhës, Ronaldo ngjitet në kuotën e 23 golave këtë edicion duke kapur numrin e 200 golave në La Liga, po ashtu regjistroj një tjetër rekord duke shënuar 23 herë, 3 gola brenda një ndeshje më shumë se askush tjetër.

Ligue 1
Në pritje të ndeshjes së Marsejës, PSG ka marrë kryesimin në Francë pas fitores ndaj Nantes 2-1. Golat për ekipin e PSG u shënuan nga sulmuesi suedez Ibrahimovic.
ibra
PSG zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke mos e vendosur në diskutim tre pikëshin përballë Nantes, ndërsa vëmendja është përqendruar tashmë e gjitha në Champions.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani

'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani