Real Story/ Kulluri: Nëse PS blen votat, Dvorani del i palegjitimuar! Çupi: PD e frikësuar! Nazarko: Na duhen njerëzit me karrierë në GJK! Minxhozi: Negociatat vlejnë më shumë se emri

Propozimi i emrit të Ardian Dvoranit për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, emri i të cilit pritet të votohet në Kuvend, ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita ka deklaruar se do të votojë kundër ndërsa ka hedhur akuza kundrejt mazhorancës se po ‘blen’ deputetë që të votojnë kandidaturën e Ardian Dvoranit.

Në studion e ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, analisti Edvin Kulluri u shpreh se nëse mazhoranca e kalon Dvroanin me votat të blera, për të Dvorani del i palegjitimuar në Gjykatës Kushtetuese.

‘Produkti më i mirë i Reformës në Drejtësi është Gjykata Kushtetuese. Formula e ndërtimit të Gjykata Kushtetuese është formulë e balancuar politikisht. Ajo që po ndodh është se ka mungesë totale të vullnetit politik. Palët duhet të ulen në tavolinë. Nuk ka rëndësi se cili grup. Formula është mirë por mungon vullneti politik. Nuk është e domosdoshme të jetë Dvorani. Nëse mazhoranca e kalon Dvoranin me vota të blera, për mua Dvoran del i palegjitimuar në Gjykatën Kushtetuese. Nëse nuk ka konsensus le të zgjidhet një tjetër.’- tha Kulluri.

Për analistin Skëndër Minxhozi, ku votimi është me 84 vota duhet të ketë gjithmonë negociata. Sipas Minxhozit negociatat duhet të vlejnë më shumë se emri.

‘Kur votimi është me 84 vota duhet të ketë gjithmonë negociata. Votimet e fshehta janë të përcaktuar për raste specifike. Kemi një palë shumë të fuqishme dhe pala tjetër  përçarë dhe negociohet me një nga nënpalët në Kuvend. Rama e di që Alibeaj nuk do ta humb atë të qenit king makër i numrave. Negociata duhet të vlejnë më shumë se emri. Duhet të ketë një deriçkë në pushtet të jetë një aulë ku të mendohet ftohtë dhe të arrihet në nivelin kur 9 me 0 rrezohet qeveria për një marrëveshje shumë të rëndësishme.’- u shpreh Minxhozi.

Nga ana tjetër analisti Frrok Çupi u shpreh se nëpërmjet Dvoranit, po dallohet se PD është e paqartë, e turbullt dhe e frikësuar. Sipas Çupit PD e Alibeajt po bën një gabim fatal duke ju bashkuar qëndrimit të Foltores dhe të Metës.

'Opozitën po e zë vetja. Opozita e mendon oponencën tek zyrat. Asnjë zyrë që funksion me të ardhura publike nuk është opozitë sepse nuk e lejon ligji. Në këtë orë po ndodh që Dvorani po përdorët si lakmues. Nëpërmjet Dvoranit po dallojnë kush është kush. Po dallohet që PD, është e paqartë, e turbullt e frikësuar dhe në mënyrë të papritur i bashkohet Metës dhe Berishës. Bën nja gabim fatal. Certifikon edhe një herë tjetër qëndrimin e grupimit të Foltores. Mazhoranca në këtë rast është e fituar. PD do hahet me njëri tjetrit me kockat e veta se s’ka bën tjetër. Me çfarë zbutët lufta me mjete politike, por që nuk i përdor.’- u shpreh Çupi.

Analisti Shpëtim Nazarko, u  shpreh se eksperienca e Dvoranit në drejtësi do t’i shërbente Gjykatës Kushteuese. Nazarko u shpreh se beson tek profesionalizmi i Dvoranit dhe nëse duam të bëjmë shtet duhet tu drejtohemi njerëzve me karrierë.

‘Dvorani është një nga gjyqtarët më të vjetër të vendit. Vetë opozita në princip, shikon në GJK një instrument të fuqishëm derën e fundit ku ajo mund të mbrojë çështje. Njerëzit që i kanë shërbyer sistemit të drejtësisë dhe amerikanët e kanë çmuar si një gjykatës që me eksperiencën tij kolosale kjo do ti bënte nder kushtetutës. Nëse duam të bëjmë shtet duhet tu drejtohemi njerëzve me karrierë. Jam me Dvoranin si koncept. Nëse është preferencë e amerikanëve jemi në rast analog me Dumanin. Besoj tek profesionalizimi i Dvoranit.’- tha Nazarko.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj