Juventusi ka mposhtur Lacion mbrëmjen e së dielës me rezultatin 1-2 duke marshuar drejt titullit kampion, pasi me këtë tre pikësh shkëputet 11 pikë nga vendi i dytë në renditje që mbahet nga Napoli.
Do të jetë shumë e vështirë që edhe këtë edicion ekipi i drejtuar nga Anceloti, apo të tjerët të rivalizojnë bardhezinjtë në garën për titullin që duket e mbyllur.
Përballë Lacios në fushë nuk ishte Juventusi më i mirë, edhe për shkak të mungesave, por në fund golat e Joao Cancelo dhe Ronaldos me penallti dy minuta nga fundi i dhanë fitoren. Ndërkohë që Interi gaboi duke humbur përballë Torinos.
Në Spanjë, Reali i Madridit dhe Barcelona bënë detyrën duke marrë tre pikët e radhës. Barcelona mundi Gironën, ndërsa Reali ekipin e Espanjolit 4-2. Golat për madrilenët u shënuan nga Benzema dy herë, Ramos dhe Bale.
Komento