Reali dhe Roma në çerekfinale
Ronaldo rekord, sot Chelsea-PSG

Reali dhe Roma në çerekfinale<br />Ronaldo rekord, sot Chelsea-PSG
Reali i Madridit dhe Volfsburgu janë dy ekipet e para që presin biletat për në çerekfinale këtë edicion në Champions League.
 
Reali ashtu sikur pritej pa ndonjë surprizë të madhe mposhti Romën sërish 2-0 në ‘Santiago Bernabeu’ pas fitores me të njëjtin rezultat në kryeqytetin italian.
 
Golat për spanjollët u shënuan nga Ronaldo dhe Hames, ndërsa Roma u tregua e pafuqishme për të shënuar qoftë edhe një gol duke i dhënë mundësinë Navas të bëhet portieri i dytë në Europë që ka mbajtur rrjetën më shumë të paprekur pas Lehman.
 
Sfida ka qenë e veçantë për Ronaldon, që ka thyer një tjetër rekord në Champions League.
 
Portugezi është bërë lojtari me më së shumti paraqite në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, 57.  
 
Ronaldo ka lënë pas Xavi Hernandez, që kishte 56 paraqitje, portugezi 57 paraqitjet, 34 i ka me Realin dhe 23 me Manchester Unitedin
 
Ndërsa në sfidën tjetër pas fitores 3-2 në Belgjikë, Volfsburgu ka fituar edhe edhe në Gjermani me Gent 1-0 duke kaluar më tej.
 
Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera që do të plotësojnë 4 ekipet e para. Sfida më e fortë luhet në Angli, aty ku Chelsea - Paris Saint Germain, ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e francezëve 1-2 në Paris.
 
Në ndeshjen tjetër Benfika shkon në Rusi me avantazhin 1-0 nga ndeshja e parë me Zenitin.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar