Real Madridi nuk ka arritur ta mposhtë Valencian në Santiago Bernabeu, në një ndeshje mjaft dinamike, por që përfundoi pa gola.90 minutëshi në Madrid regjistroi dy shtylla si dhe bëri portierin e miqve, Guaita të ishte lojtari më i mirë i ndeshjes për pritjet e bukura.

Blancos zhvilluan një gjysmë të parë më të mirë duke e administruar lojën, megjithatë nuk ishin edhe aq të sigurt në mbrojtje. Ndërkohë që ekipi vendas pati më shumë nga loja dhe krijoi më shumë raste shënimi, nga ana tjetër, mysafirët patën dy raste mjaft të volitshme, nga të cilat kanë mundur t’i ndëshkojnë Los Blancos por pa sukses.

Me afrimin e fërshëllimës së fundit të gjyqtarit, lojtarët me fanellat e bardha gjithnjë e më shumë shtuan presionin, megjithatë nuk ia dolën ta thyenin mbrojtjen mysafire. Pas këtij barazimi, Real Madridi gjendet vetëm katër pikë përpara Barcelonës në tabelën e La Liga, në një kohë që është para edhe "El Classico".(rb/shqiptarja.com)