Real Madrid mposht Juventusin dhe fiton Champions League për herë të 12-të në histori duke u bërë i pari ekip që e fiton dy vite radhazi.
Në finalen e madhe të luajtur në Cardiff pati spektakël dhe Real u tregua shumë i fortë për bardhezinjtë.
Me golat e Ronaldo dhe Mandzukiç në barazim u mbyll pjesa e parë ndërsa 45 minutat e dyta i dominoi skuadra e Zidane që shënoi edhe tre gola të tjerë me Casemiro, Ronaldon dhe Asensio.
Kapiteni Sergio Ramos ngriti në qiell trofeun e 12-të për Los Blancos ndërsa lot pati tek juventinët që finalet i kanë makth.
Festa e gjitha për madrilenët në stadiumin “Millenium” ndërsa trajneri Zidane deklaron pas ndeshjes se nuk është gjeni edhe pse ne dy vite i ka dhënë Realit dy Champions.
“Kemi punuar shumë për të fituar La Liga-n dhe Championsin por kur ke lojtarë të mëdhenj është më e lehtë. Në 45 minutat e dyta i dominuam”, deklaroi Zidane.
Njeriu i ndeshjes, autori i dy golave Ronaldo që po shkon drejt fitimit të Topit të Pestë të Artë u shpreh: “Kemi zhvilluar një fund sezoni fantastik me fitimin e La Liga-s dhe tani Championsit, po jetoj një moment unik në karrierë”, e mbyll Ronaldo.
Ndërsa legjenda e Juventusit, portieri Buffon mes lotësh ka thënë: ”Është një zhgënjim i madh. Luajtëm mjaft mirë në pjesën e parë ndërsa në të dytët Reali arriti të tregonte cilësitë e tij dhe e fitoi me meritë trofeun”, sqaron Buffon.
Real Madrid shndërrohet në legjendë me Championsin e 12-të dhe të dytën radhazi ndërsa Juve konfirmohet humbëse e madhe pasi në 10 finale të luajtura ka fituar vetëm 2 dhe ka humbur 8 të tilla.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com