Reali i Madridit shpallet kampion
dimri, Mesi tre gola Deportivos

Reali i Madridit shpallet kampion<br />dimri, Mesi tre gola Deportivos
Reali i Madridit hedh pas krahëve eliminimin nga Kupa duke fituar 3-0 përballë Gedafes. Pjesa e parë e sfidës është mbyllur pa gola duke tensionuar tej mase situatën në kampin e kampionëve të Botës, por në pjesën e dytë Ronaldo zhbllokon shifrat pas një triblimi të bukur të Benzemasë.

Për golin e dytë mendoi Bale që shënoi pas një super aksioni me tre prekje të topi, Ronaldo-James dhe në fund uellsiani finalizon saktë. Për të vulosur gjithçka mendoi sërish Ronaldo pas një asisti të James. Me këtë fitore Reali shpallet kampion dimri në Spanjë.

Barcelona fitoi lehtesisht 4-0 ndaj Deportivos me 3 gola te Mesit dhe nje autogol.
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole