Gara për titullin kampion do të vazhdojë deri në javën e fundit, pasi Reaeli shpallet kampion nëse fiton të gjitha ndeshjet dhe nëse Barcelona do të ndalet në të paktën një barazim, pasi nëse e mbyllim me pikë të barabarta trofeu shkon për kampionët e Europës me golavarazh në ndeshjet direkte.
Serie A
Juventusi rikthehet te fitorja pas humbjes në derbi me Torinon duke mundur Fiorentinën me përmbysje në shtëpi me rezultatin 3-2. Golat për Juven u shënuan nga Lorente dhe Tevez dy herë duke treguar se kryesojnë me meritë kampionatin italian edhe këtë edicion.
E ndërsa Juve vazhdon fitoret, e kundërta ndodh me Milanin, që sa vjen edhe zhytet nga një humbje në tjetrën. Këtë herë ka qenë radha e Genoas për ta mposhtur në shtëpi 1-3.
Duelin e shqiptarëve në ndeshjen Lazio-Parma e ka fituar Berisha me Canën edhe pse në fushë ka qenë vetëm një kuqezi, Andi Lila. Kundërpërgjigjet Roma duke mundur Sasuolën 3-0, por Lazio duket se do ta mbajë deri në fund të kampionatit vendin e dytë në renditje.
d.balla/shqiptarja.com
