Reali rikthehet te fitorja përballë
Espanjolit, nervozizëm Ronaldo-Bale

Reali rikthehet te fitorja përballë<br />Espanjolit, nervozizëm Ronaldo-Bale
Reali i Madridit rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi me Valencian dhe Atletikon e Madridit. Kampionët e botës mposhtën në kampionat ekipin e Espanjol me rezultatin e pastër 3-0. Fillimisht ka qenë James që ka kaluar në avantazh ekipin e ‘Los Blancos” pas pasimeve të sakta të Bale dhe Ronaldos.

Ndërsa për golin e dytë mendoi Bale, që me një goditje të fuqishme la të pa lëvizuar portierin. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, teska në të dytën tensioni u rrit, pasi Coentrao u largua me të kuqe pas një përplasje në fushe me një nga kundërshtarët edhe pse ndërhyrja u duk e paqëllimshme arbitri nuk e kurseu.

Në vazhdim Reali edhe pse me një lojtar më pak arriti që të shënonte edhe golin e tretë me Nacon, por ajo që ra në sy më shumë ishte egoizmi i Bale kundrejt Ronaldos, që nuk jepte pasimin final. Një gjë e tillë nervozoi disa herë portugezin, por Anceloti pas ndeshjes deklaroi “Bale bëri një ndeshje shumë të mirë. Tifozët kërkuan që ai të pasonte tek Cristiano por në të vërtetë të gjithë sulmuesit duan të shënojnë, kështu që nuk i vë faj. Tifozët tanë janë shumë kërkues por duhet të kuptojnë që Bale është i rëndësishëm për ne njësoj si Ronaldo” tha ai.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit