Reali rrugës për të ruajtur titullin
Ronaldo shkatërron Atleticon 3-0

Reali rrugës për të ruajtur titullin<br />Ronaldo shkatërron Atleticon 3-0
Christiano Ronaldo shkatërron i vetëm Atletico Madridin me rezultatin e thellë 3-0.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League, e luajtur në “Bernabeu”, nuk ishte asgjë tjetër veçse një debutim i shkëlqyer i Ronaldos i cili shënoi 3 herë për “Galaktikët”.

Goli i parë erdhi vetëm 10 minuta nga fillimi dhe pjesa e parë u mbyll me kaq.

Në pjesën e dytë është sërish Ronaldo i cili shënon dy herë të tjera në minutën e 73 dhe në minutën e 86, duke e mbyllur ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve dhe duke afruar kështu “galaktikët” me finalen e Kardifit.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Atletico-s, ku tha se skuadra e tij do të vuajë në ndeshjen e kthimit edhe pse rezultati është dukshëm në favor të tyre.

“Kur shikojmë rezultatin shohim që kemi bërë ndeshje të mrekullueshme. Megjithatë, kemi edhe ndeshjen e dytë. Do të punojmë shumë të ecim tutje. Do të vuajmë si mysafirë”, ka thënë Zidane.

Të mërkurën e ardhshme do të zhvillohet ndeshja e kthimit në “Vicente Calderon”, por për Simeonen do të duhet të shpikë ndonjë formulë magjike, për të përmbysur këtë rezultat të thellë të “Bernabeut”.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje