Një video është sjellë në redaksinë e Report-tv ku shihen dy fëmijë të komunitetit rom në qytetin e Tiranës, të cilët janë varur mbrapa një urbani.
Kjo është bërë diçka e zakonshme në qytetin e Tiranës e cila nuk sjell ndonjë reagim të qytetarëve, pasi kjo ndodh për shkak të varfërisë ekstreme që kanë këto familje dhe nuk kanë mundësi të paguajnë biletën e autobusit.
Megjithëse këta fëmijë përballen me një rrezik të madh që mund të humbasin edhe jetën, askush nuk ndërhyn që të bëjë diçka lidhur më këtë qoftë nga bashkia apo nga ndonjë institucion, tashmë jeta e këtyre fëmijëve është në dorë të fatit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komento
Komente
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)