Investimet në Berat, Rama dhe Klosi kryejnë inspektime: Qendër turizmi! U evituan përmbytjet! S'keni durim, ju prurjet e reja i doni menjëherë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Urën Vajgurore, ku ka inspektuar nga afër punimet për fazën e dytë të projektit e rehabilitimit të lumit Osum si dhe rrugën e re të Kalasë së Beratit.

I shoqëruar nga ministri Blendi Klosi, Rama ka parë nga afër punimet, si ka dhënë dhe porositë e tij për ngritjen e një pike agro-turistike në këtë zonë. Rama shkruan se ka nisur faza e dytë e projektit transformues që pas realizimit të mbrojtjes lumore në fazën e parë, ku është garantuar mospërmbytja e krejt zonës që ndodhte çdo vit.

“Ura Vajgurore, Berat - Ka nisur faza e dytë e projektit transformues që pas realizimit të mbrojtjes lumore në fazën e parë, ku është garantuar mospërmbytja e krejt zonës që ndodhte çdo vit, po vijohet me krijimin e një hapësire cilësore rekreative për të gjitha moshat, si edhe do të mundësohet më tej hapja e një pike të madhe të promovimit e të tregtimit të prodhimeve bio zonës”, tha Rama

Ministri Klosi tha se asnjë centimetër tokë nuk u përmbyt dhe ky sipas tij ka qenë një test i madh për punën që ka bërë bashkia.

“Asnjë cm tokë nuk u përmbyt nga reshjet e shiut, ky ishte dhe një test i madh për punën që ka bërë bashkia, sa i përket kanaleve. Por dhe mbrojtja lumore do të krijojë mbrojtje të jashtëzakonshme. Po punohet për ngritjen e një pike të madhe agro-turistike. Është me rëndësi që në hyrje të Beratit të ketë një ndalesë të madhe që t’ju shërbejë turistëve vendas dhe të huaj. Ajo do të jetë nga të dy anët e rrugës, që do të kërkohet dhe në nënkalim. Shpresojmë të jetë pika e parë e ndalesës për të gjithë ata që vizitojnë Beratin. Bashkia e Urës Vajgurore ka marrë një vendim që të quhet bashkia Dimal, ne jemi në fazën përfundimtare në parlament. Është me rëndësi që edhe pika turistike e Dimalit të jetë e aksesueshme nga turistët që hyjnë në këtë zonë”, tha Klosi.

“Është me rëndësi që të bëhet ajo pika e prodhimeve, pasi i jep një dimension tjetër të gjithë zonëz”, vijoi Rama.

Gjatë inspektimeve në rrugën e re e Kalasë së Beratit, Rama tha se ajo do ta ndryshojë cilësinë e kësaj oferte turistike.

“Rruga e re e Kalasë së Beratit do të ndryshojë krejtësisht cilësinë e kësaj oferte të rëndësishme turistike, duke mundësuar një akses të lehtë për makinat nga faqja e kodrës dhe çliruar përfundimisht prej makinave rrugën e brendshme këmbësore drejt Kalasë”, thotë Rama.

“I di  i di të gjitha këto po ju prurjet e reja nuk keni durim i doni të gjitha menjëherë. Ideja është që do ta rrisi shumë cilësinë brenda kalasë me pedonalen që do të vijnë të gjitha makinat këtej”, tha Rama. Duhet të fillojmë punën për atë sheshin e madh poshtë. Të hapet ai sheshi”, vijoi më tej kryeministri.

Ministri Klosi tha se kjo ka për të qenë një rrugë historike. “Ka për të qenë një rrugë historike”, tha Klosi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Rama: Me fundin e pandemisë, do ketë numër të shumëfishuar turistësh në Berat

Gjatë vizitës në Berat, kryeministri Edi Rama, ka ndaluar në godinën e re të zjarrfikëses së këtij qyteti, ku ka thënë se pandemia e ka kapur këtë qytet në momentin kulminor të investimeve.

"Presim vetëm fundin  e pandemisë dhe do kemi numra turistësh të shumëfishuar. Pandemia e kapi Beratin në momentin kulminor të investimeve. Sezoni turistik kishte shumë herë më i mirë se çmund të mendohej. Kishte një fluks i madh që  jo vetëm u garantoi mbijetesën por edhe përfitim", tha Rama.

Rama theksoi se në këtë qytet, projektet do të përmirësojnë infrastrukturën dhe nxisin rritjen e numrit të turistëve. Me fundin e pandemisë Rama shtoi se do të ketë një numër të shumëfishuar turistësh.

Me këto paketë projektesh të reja, ne presim fundin e kësaj flame, pasi do të kemi numër të shumëfishuar turistësh. Edhe me atë planin për promovimin e turizmit. Po të shohësh sezonin e kaluar turistik ishte shumë më i mirë, duke pasur parasysh investitorët e brendshëm dhe gjithë strukturat qe menaxhohen nga shqiptarët që bënë të mundur që të ketë një fluks të madh", shtoi ai.

Ora 12:59
Sheshi i qytetit të Beratit do kthehet në pedonale, Rama: Do jetë një pikë orientimi për turistët

 

Gjatë inspektimeve që ka bërë në Berat, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në sheshin e qytetit i cili do të kethehte në pedonale.

Rama ka dhënë porositë e tij, duke thënë se do të krijohet një tip hotelerie që do të shërbejë si pikë orientimi për  turistët.

“Struktura e re e hotel tomorit është kryevepër, Rikonceptohet në funksion të gjithë kësaj. Është shumë e vlefshme që të krijohet një tip hotelerie, do jetë një pikë orientimi për turistët. Do krijojë një marrëdhënie për të gjithë këtë hapësirë këtu.

Gjëja që më ra goja mua, besoj se nuk e ke harruar restaurimi ose prekja unifikuese e këtyre fasadave edhe e atyre të rejave që skanë si prishen qoftë dhe me ngjyrë e bardhë të Beratit që është karakteristike. Aty do ketë vetëm gurë ngjyrë të bardhë dhe çati. Sduhet të ketë nga ato laje lujlet”, tha Rama.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 24/01/2021 18:14

    PA VAKSINA ,,NUK MERR FUND PANDEMIA O PAFILLO...

    Përgjigju
  • emri: 23/01/2021 17:03

    dolen keta hajdutet me cizme per inspektim. me shume si dordoleca ....

    Përgjigju
  • Lol: 23/01/2021 13:14

    Nese ka Gazetar ne shqiperi, hetoni Klosin dhe do gjeni shum gjera....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale