48% e punimeve për ndërtimin e Urës së Tapizës, pjesë e rrugës nacionale Tiranë-Shkodër, kanë përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa foto në rrjetet sociale dhe shton se projekti do të përfundojë brenda vitit
‘Vijon puna për ndërtimin e Urës së Tapizës, pjesë e rrugës nacionale Tiranë - Shkodër, ku deri tani janë realizuar 48% e punimeve. Projekti që do të përfundojë brenda vitit do të garantojë transport të sigurt për udhëtarët e këtij aksi’- shkruan Rama.
Ura e vjetër e Tapizës ishte ndërtuar në vitin 1973 dhe në raportin e hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me ARRSH dhe Institutin e Ndërtimit pas inspektimit të të gjitha urave në vend, kjo urë u klasifikua tek veprat e amortizuara ndjeshëm. Tërmeti i 26 nëntorit e rëndoi edhe më shumë gjendjen e kësaj ure, duke bërë të domosdoshëm shembjen e saj dhe ndërtimin e urës së re.

M.Q./Shqiptarja.com
Komente

