VIDEO/ Realizohen rreth 70% e punimeve në lotin e 7 të Unazës së Madhe

VIDEO/ Realizohen rreth 70% e punimeve në lotin e 7 të Unazës së Madhe

Vijon puna për ndërtimin e Lotit 7 të Unazës së Madhe, me gjatësi 1.92 km.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e këtij loti, i cili nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës.

“Në kantierin e Lotit 7 të Unazës së Madhe, Tiranë deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Në Unazën e madhe po punohet në disa segmente, në pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja”, te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri, në Shkozë.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë.

Përfundimi i saj në vitin 2024 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë