TIRANË- E kishit ëndërruar ndonjëherë një përballje Shqipëri-Argjentinë apo Shqipëri-Brazil? Nëse je një tifoz i kombëtares kuqezi, jemi të sigurt që çdo kush do e donte një përballje të tillë...epo kjo mund të bëhet e mundur duke filluar që nga viti 2024.
Mësohet se UEFA dhe CONMEBOL kanë arritur një marrëveshje e cila si pjesë të saj parashikon në parim edhe ndërthurjen që nga viti 2024 të të gjithë skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve.
Referuar mediave ndërkombëtare, 2 palët po diskutojnë prej kohësh ndërthurjen e skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve, për të rritur cilësinë e këtij miniturneu, si dhe për t’i dhënë mundësinë vendeve latine që të gjejnë kundërshtarë cilësorë, pasi tashmë e kanë të vështirë të gjejnë data të lira për miqësore me ekipet europiane.
Ndaj Argjentina, Brazili si dhe 8 skuadrat e tjera të CONMEBOL, parashikohet t’i bashkohen Ligës së Kombeve që nga viti 2024, duke u shpërndarë në kategori të ndryshme. Parashikohet që të paktën dy skuadrat kryesore të jenë në Ligën A.
Një shans i artë për Shqipërinë e cila me kundërshtarët që ka përballë në grupin e saj në Ligën B, të tentojë ngjitjen dhe të bëjë të mundur një ndeshje me këto skuadra që kanë yjet më të mëdhenj të futbollit botëror në radhët e tyre.
Te hillete shorti comebol
Përgjigju