Kemi degjuar për kampionate të ndryshme, që zhvillohen në lloje të ndryshme sportesh, por natyrisht që kampionati i gjelave që zhvillohet, është më i veçanti. Të tillë kampionat nuk e zhvillon asnjë rajon tjetër i vendit, duke e bërë atë unikal në vend në të cilin marrin pjesë shumë të apasionuar pas këtij sporti.

Ndonëse pa jehonën e duhur, një kampionat i tillë ka rreth 20 vite që zhvillohet, madje vitet e fundit ka marrë përmasa më të mëdha duke kaluar kufirin shqiptar dhe në të marrin pjesë pasionantë të këtij lloj sporti jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja, Serbia.

Ditën e sotme, ka qenë rradha e zhvillimit të këtij kampionati në Shkodër, pikërisht në Dragoç të Postribës, vend ku ka shumë pasionantë të këtij sporti.

Aranit Çela, një nga organizatorët e këtij turneu, thekson se është një kampionat që nga viti në vit po merr përmasa edhe më të mëdha.

Lufta në mes gjelave natyrisht që është e veçantë në llojin e saj, por më së shumti, për mënyrën se si pasionantët e tyre i kushtojnë një rëndësi kaq të madhe dhe Shkodra kësisoj edhe njëherë tjetër tregon se është e veçantë në mënyrën si organizon të tilla aktivitete.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO