Rebele si Gugu, një ministër
për të dashur...por i djeg makinën

Rebele si Gugu, një ministër<br />për të dashur...por i djeg makinën
Vajzat e reja shqiptare që synojnë të arrijnë famën në industrinë e muzikës dhe nuk po ia dalin dot me zërin, apo 'attitude-in', kanë gjetur një mënyrë të re, që sipas tyre do t'i bëjë qendër të vëmendjes më lehtë. Dhe kanë pjesërisht të drejtë. 

Pas zhurmës që shkaktuan deklaratat e njëpasnjëshme të këngëtares bjonde nga Puka, sipas të cilës një deputet i Partisë Demokratike, ia kishte lypur kundrejt shumave të majme me para, një tjetër veriore duket se kërkon vëmendje nga historitë rozë me politikanë.

Gugu, të cilën e pamë për herë të parë disa javë të shkuara në 'Zonë e Lirë', ka rrëfyer për revistën "Story" se ndryshe nga Xhesika, ajo ka përjetuar një romancë me një nga ministrat aktualë. Por siç shprehet këngëtarja, gjithçka përfundoi keq, pasi vajza nga Lezha u detyrua t'i vërë flakën makinës së tij.

“Kam djegur makinën e të dashurit, për të cilin mund të them vetëm se është një nga ministrat aktualë. Emrin s’mund ta them, sepse është i martuar dhe s’dua ta shkatërroj karrierën që sapo kam nisur. Nuk jap dot shumë informacione për këtë histori, edhe pse shumë njerëz e dinë çfarë ndodhi para 9 muajsh”, – ka rrëfyer Gugu.
gugu
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën