/ATSH-DPA/ - Rebelët Houthi, mbështetës të Iranit në Jemen kanë sulmuar aeroportin Aden pak ditë pasi luftetarët pro-qeveritarë rifituan shumicën e qytetit jugor, deklaruan sot zyrtarët.
"Rebelët lëshuan raketa Katyusha në aeroport dje në mbrëmje, kur një avion saudit që po transportonte ndihma humanitare ishte në ulje", u shprehën zyrtarët.
Aeroporti u rihap rreth katër muaj pas mbylljes së tij për shkak të luftimeve mes besnikëve të presidëntit në mërgim Abd Rabu Mansour Hadi dhe rebelëve kryesisht Shiite.
Arabia Saudite, aty ku presidenti jeton momentalisht dërgoi sot dy aeroplanë në Aden me pajisjet e nevojshme për funksionimin e plotë të aeroportit, raportoi televizioni saudit Al-Arabiya.
Rihapja e aeroportit Aden shënoi pengesën më të madhe kundër rebelëve në katër muaj.
Arabia Saudite dhe partnerët e tjerë sunitë kanë ngritur një fushatë ajrore në Jemen që nga fundi i marsit kundër rebelëve, të cilët ende kontrollojnë pjesë të mëdha të vendit duke përfshirë edhe kryeqytetin Sana.