Rebelim në PD, Flamur Noka 
“injoron” fjalën e kryetarit Basha

Rebelim në PD, Flamur Noka <br />“injoron” fjalën e kryetarit Basha
TIRANE- Partia Demokratike që pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, duket që ka humbur busullën dhe s’po arrin unifikimin e të gjithë eksponetëve dhe deputetëve në radhët e saj edhe pse tashmë na ndajnë vetëm 4 muaji nga zgjedhjet vendore për 61 bashkitë e vendit.

Pas ardhjes në krye të demokratëve të Lulzim Bashës, në Partinë Demokratike dolën në skenë të pakënaqurit e parë, që janë emra dhe figura të njohura në jetën politike dhe në qeverisje gjatë kohës kur e djathta ishte në pushtet.

Megjithatë kohëve të fundit këto fenomene duket sikur ishin sheshuar dhe diviregjencat duket sikur nuk evidentoheshin lehtë. Por ditën e djeshme u pa qartë një krisje brenda radhëve të opozitës në momentin kur deputeti demokrat Flamur Noka braktisi mbledhjen e grupit parlamentar në 10 minutat e para pasi ajo kishte nisur.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur