Sportisti italian, Davide Rebellin i ekipit CCC Sprandi-Polkowice i cili fitoi etapën e 3-të të Garës së 51-të Presidenciale të Çiklizmit në Turqi ka deklaruar se” "Në finish vendosa tërë shpirtin tim. Për udhëheqjen e klasifikimit të përgjithshëm kam fituar fazën që mund të bëjë një ndryshim", raporton Anadolu Agency (AA).
Rebellin i cili është ngritur në majën e klasifikimit të përgjithshëm në TUR 2015, në një konferencë për shtyp theksoi se me 100 metrat e fundit fitoi etapën e 165 km Kemer-Elmalı.
Ai ka tërhequr vëmendjen se të njëjtin sukses ai e ka arritur 20 vjet më parë në garën çiklistike të Italisë dhe u shpreh se: "Sot kam provuar se mund të arrihen shumë gjera në moshën 43 vjeçare. Nuk isha i huaj për shtigjet e Elmalı, e përdora mirë këtë avantazh. Ishte një etapë e vështirë. Në finish vendosa tërë shpirtin, fuqinë time. Fitova fazën që mund të bëjë një ndryshim në klasifikimin e përgjithshëm. Por gara nuk ka mbaruar ende. Mund të ketë të papritura, asnjë gjë nuk është e garantuar".
Çiklisti më i vjetër profesionist në botë, ndaj pyetjes nëse do të marrë pjesë në garën çiklistike të Italisë ai i është përgjigjur se "Është një garë e shkëlqyer, por zgjat 3 javë. Në programin tim Italia nuk është. Në programin tim kam gara shumë të këndshme".
Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com