Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bëri sot betimin në parlament si President i Turqisë edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar pas raundit të dytë të votimeve.
Pas betimit në Parlamentin e Turqisë, Erdogan pritet të vizitojë Anitkabirin, muzeun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë.
Më pas do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit që do të mbahet për të, ku janë të ftyar zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 vende, duke përfshirë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, zyrtarë të lartë, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe Organizatën e Shteteve Turke dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islam.
Pjesëmarrësit do të jenë pjesë e një darke në Pallatin Çankaya, ku do të priten nga Presidenti i sapo zgjedhur i Turqisë.
Në darkë do të shpallë kabinetin e tij të ri.
Kujtojmë se Erdoğan fitoi balotazhin presidencial të dielën e kaluar me një diferencë shumë të vogël nga kundërshtari i tij.
Erdogan arriti të merrte 52,18 për qind të votave, ndërsa opozita me Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind.
M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.1%
-
Të gabuar
7%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 3225
Lajme të tjera
-
Erdogan: Turqia do mbështesë ofertën e Suedisë në NATO nëse SHBA mban premtimin e shitjes së F-16
26 Shtator, 13:03
-
VIDEO/ Turqi, të shtëna me armë jashtë gjykatës së Izmirit! Një i vdekur dhe tre të plagosur
25 Shtator, 16:24
-
Në 6-muaj, të huajt investuan në vend 686 mln euro! Industria nxjerrëse fiton terren, shkak Shpiragu! Holanda, Italia dhe Turqia kryesojnë për investimet
25 Shtator, 14:52
-
Erdogan do të takohet nesër me Presidentin e Azerbajxhanit
24 Shtator, 19:09
-
Ngarkesat me grurë ukrainas mbërrijnë në Turqi
24 Shtator, 16:28
-
Erdogan ankohet për ngjyrat e Asamblesë në OKB! Presidenti turk: LGBT ka të drejta, por edhe ne që jemi kundër tyre
22 Shtator, 12:29
-
Erdogan për Putin: Nuk pajtohem me qasjen negative të liderëve botërorë
22 Shtator, 11:02
-
Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj Putinit
21 Shtator, 20:53
-
Pritet vetëm zyrtarizimi, Vincenzo Montella trajneri i kombëtares së njohur
20 Shtator, 15:32
-
Erdogan: Turqia mbështet Azerbajxhanin në ‘ruajtjen e integritetit territorial’
19 Shtator, 20:20
-
Erdogan: Lufta do të vazhdojë për një kohë të gjatë
19 Shtator, 15:46
-
VIDEO/ Turqi,hidhen në erë 9 ndërtesa, shikoni shpërthimin e fuqishëm
18 Shtator, 21:16