Reçesion historik i monedhës ruse, rubla pëson zhvlerësimin më të madh në 17 muaj

Reçesion historik i monedhës ruse, rubla pëson zhvlerësimin më të madh në 17 muaj

Rubla ruse

RUSI- Rubla ruse pësoi një zhvlerësim të jashtëzakonshëm, duke arritur nivelin më të ulët të saj në 17 muaj. Ky recesion i pazakontë është vlerësuar si më i madhi pas fillimit të luftës së Moskës në Ukrainë.

 Sot, 101 rubla ruse shiten për 1 dollar amerikan, gjë që tregon një deprecim prej 25 për qind gjatë këtij viti, duke shënuar një rënie më të thellë se çdo moment tjetër në 17 muajt e fundit.

Maksim Oreshkin, këshilltar ekonomik i presidentit rus Vladimir Putin, e fajëson dobësimin e rublës te "politikat tregtare të lira".

Oreshkin thekson se Banka Qendrore e Rusisë disponon mjetet e nevojshme për të stabilizuar këtë situatë dhe parashikon një normalizim të shpejtë të kësaj gjendjeje.

Ekspertët besojnë se faktorë si rritja e shpenzimeve për mbrojtje kanë qenë faktorë në dobësimin e rublës, e cila rrjedhimisht ka ndikuar në rritjen e importit dhe zvogëlimin e eksportit, veçanërisht në sektorin e naftës dhe gazit natyror. Banka Qendrore e Rusisë ka ndërmarrë hapa për të parandaluar përkeqësimin e situatës, duke përfshirë rritjen e normave të interesit për 1 për qind gjatë muajit të kaluar, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për masa të mëtejshme nëse rubla vazhdon të dobësohet.

Reagimet në Moskë ndaj kësaj rënieje janë të ndryshme. Disa banorë shprehin shqetësim për pasojat që kjo gjendje do të ketë për nivelin e tyre të jetesës, ndërsa të tjerë besojnë se ky dobësim është i përkohshëm dhe situata do të stabilizohet. Në janar, 66 rubla kishin vlerën e një dollar amerikan, por gjatë muajve të ardhshëm, monedha ka humbur rreth një të tretën e vlerës së saj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin

Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin