Reciprociteti i targave, Haradinaj drejtuar Kurtit: Nuk po përfill kërkesat e SHBA-së! Ndalu! Po rrëshqet në tradhti

Reciprociteti i targave, Haradinaj drejtuar Kurtit: Nuk po përfill kërkesat e SHBA-së! Ndalu! Po rrëshqet në tradhti

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i kërkon Albin Kurtit që të ndryshojë qëndrim lidhur me reciprocitetin e targave.

Nëpërmjet një postimi në "Facebook", Haradinaj shkruan se situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast, ndërkohë thotë se “kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij”.

Haradinaj thotë se nëse Kurti nuk shfuqizon vendimin për targat e nuk harmonizohet me kërkesat e SHBA-ve menjëherë,  atëherë “ai po rrëshqet në tradhti”, ndërsa shton se edhe në këtë mënyrë ai po  rrezikon të ardhmen e vendit. 

“Situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij!

Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t'i shërojë egot e sëmura Kryeministri.

Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë. Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhëti.

Unë s'kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit. Prandaj ndalu!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

 

Qeveria e Kosovës, më 1 nëntor ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po riregjistrojnë makinat në RKS. Institucionet e Kosovës kanë fajësuar “grupet ilegale ekstremiste” për këto incidente.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 05/11/2022 15:24

    Ramut krimineli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore