Kosovë/ Nis sot zbatimi i masave për reciprocitetin, makinat me targa serbe marrin qortim! Kërcënon Beogradi: Ushtria serbe është gati

Kosovë/ Nis sot zbatimi i masave për reciprocitetin, makinat me targa serbe marrin qortim! Kërcënon Beogradi: Ushtria serbe është gati

KOSOVË- Ditën e sotme nis zbatimi i masave për reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë. Nisur nga kërkesat e ndërkombëtarëve për shtyrje të afatit, qeveria e Kosovës ka vendosur që nga sot deri më 21 nëntor të gjithë pronarët e makinave me targa serbe në Kosovë vetëm të qortohen dhe t’u tërhiqet vëmendja që të shkojnë dhe të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS. 

Lidhur me këtë vendim të qeverisë së Kosovës, në një deklaratë për media ministri i Mbrojtjes serbe Millosh Vuçeviç,  tha se Serbia nuk do të rrijë duarkryq dhe se me një urdhër të Presidentit Vuçiç ushtria serbe do të jetë në gatishmëri.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ende mjete me targa serbe që të konvertojnë targën në atë të Kosovës dhe t’i japin fund paligjshmërisë, pasi targat serbe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ’ĐA’ nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Pas datës 21 nëntorit, plani futet në tjetër fazë, ku çdo person që ende posedon targa serbe në Kosovë do të gjobitet me një gjobë me vlerë 150 eurosh. Gjoba do të aplikohet deri më 21 janar, ndërsa data 21 prill është vendosur nga kryeministri Albin Kurti si afati i fundit për futjen në fuqi të vendimit për reciprocitetin e targave. Që do të thotë pas datës 21 prill asnjë makinë me targë serbe nuk do të lejohet të qarkullojë në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që ta shtyje zbatimin e vendimit me 10 muaj. Ato shprehen të zhgënjyer pse Kosova nuk mori parasysh kërkesat e tyre, ndonëse kryeministri Albin Kurti bëri një hap pas duke e shtrirë planin në tre faza.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se SHBA-ja ka kërkuar nga Kosova një shtyrje të plotë të afatit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, e jo “shtyrje të pjesshme”.

Kosova më 1 shtator hapi afatin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Qytetarët do të kenë kohë deri më 21 prill që të konvertojnë targat serbe –me akronime serbe për qytete të Kosovës sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme – në targat RKS – Republika e Kosovës .

Pavarësisht se fushata për riregjistrim po vazhdon, deri më tani është parë një interesim i ulët i qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, për t’i konvertuar targat e makinave të tyre në RKS. Qytetarët serbë të Kosovës që përdorin këto targa, duhet t’i konvertojnë ato në targa të Republikës së Kosovës, në të kundërtën, makinat e tyre nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë, pas datës 21 prill.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Berlini reagon për targat në Kosovë: Vendimi i Kurtit zgjidhje e duhur afatshkurtër

1667317528_OlafScholzdheKurti.PNG

Një burim zyrtar brenda Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelarit Olaf Scholz në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të modifikuar implementimin e vendimit për targat ilegale dhe regjsitrimin e veturave me tabela RKS.

Nga Berlini zyrtar thonë se si rezultat i tensioneve që kishin ardhur edhe me djegie të veturave, ka qenë e nevojshme që të zbutet situata. Qeveria Gjermane për Express ka thënë se vendimi i fundit i kryeminsitrit Kurti ka qenë një vendim në drejtimin e duhur për zbutje të situatës për një afat të shkurtër, derisa potencojnë se shtyrja e afatit duhet të zgjerohet edhe më tej si rezultat i momentumit të krijuar në procesin e negociatave pas angazhimit të Francës dhe Gjermanisë dhe planit të tyre.

Ky burim nga Berlini ka thënë se një shtyrje më e zgjeruar e një vendimi të tillë do të ishte e nevojshme për vendosjen e një qetësie afatgjate dhe do të shmangte ndonjë surprizë ku pa pritur procesi do të gjendej në kthesën e gabuar dhe do të përfundonte “në lumë” si rezultat i afateve artificiale.

Nga Berlini theksojnë se afati duhet të zgjatet siç është propozuar për shkak te momentumit pozitiv të krijuar përmes propomzimeve të Berlinit, Parisit dhe BE-së nga njëra anë dhe Procesit të Berlinit nga ana tjetër.

“Në planin afatgjatë, është pikërisht propozimi që kemi bërë, përkatësisht që kjo çështje statusore të zgjidhet në mënyrën që të gjitha këto gjëra të mos bëhen mollë sherri mbi këtë bazë”, ka thënë ky burim zyrtar brenda Qeverisë Gjermane për Express.

Ky burim tutje ka thënë se çështja e targave dhe mosmarrëveshja për këtë është një nga ato çështje që rëndohet shkaku i statusit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe që vazhdon të jetë një kërcënim për përshkallëzim të dhunshëm./ Gazeta Express

Ora 16:26
BE dhe SHBA ritheksojnë zhgënjimin e saj për vendimin e Kurtit për targat

1667316555_TargateKosovs.PNG

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan qeverisë së Kosovës që të ketë shtyrje të zbatimit të vendimit për 10 muaj dhe jo implementim të vendimit në faza.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një konferencë për media tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera që Qeveria e Republikës ë Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për implementimin e vendimit për targat.

"Ne kemi qenë të qartë si në publik ashtu dhe privatisht se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kërkojmë shtyrje të plotë në aspektin e implementimit. Pra, ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo edhe në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, shtyrje të plotë”, tha Ned Price.

Ora 13:22
Serbia ka vënë ushtrinë në gatishmëri, Çollaku: Shqipëria duhet të qëndrojë në krah të Kosovës

Deputeti demokrat Keshnik Çollaku ka reaguar pas lajmit se Serbia ka vendosur në gatishmëri ushtrinë pasi Kosova po qorton shoferët me automjete me targa serbe. Çollaku shkruan se Shqipëria duhet të qëndrojë në krah të Kosovës dhe në mbrojtje të paqes në rajon.

“Lajmi se Serbia dhe presidenti Vuçiç ka ngritur gjendjen e gatishmërisë se ushtrisë për shkak të masave të reciprocitetit për targat të cilat qeveria e Kosovës ka vendosur të implementojë është një reagim extremalisht disproporcional dhe që ekspozon një mentalitet agresiv e luftëdashës të Serbisë sot.

Këto kërcënime nuk janë vetëm kundër Kosovës por paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në çdo rast Shqipëria është e duhet të qëndrojë në krah të Kosovës dhe në mbrojtje të Paqes e Stabilitetit të Rajonit.

Shqipëria duhet të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë në raport të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën”, shkruan Çollaku.

Ora 11:46
Kosova nis sot zbatimin e masave për targat, kërcënon Serbia: Me urdhër të Vuçiçit ushtria serbe është në gjendje gatishmërie

1667299631_vucci.JPG

Millosh Vuçeviç, ministër i Mbrojtjes së Serbisë, ka thënë se presidenti serb Aleksnadër Vuçiq ka dhënë urdhër që ushtria serbe të jetë në gjendje gatishmërie.

Sipas tyre kjo për shkak të situatës në Kosovë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

“Ne nuk mund të jemi të qetë dhe jemi për dialog”, ka deklaruar ai.

Po ashtu Vuçeviç, ka thënë se ushtria serbe “është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Vuçiqit, i cili është komandant i saj i përgjithshëm”.

Më 1 nëntor ka nisur masa e qortimit për serbët që nuk i kanë konvertuar targat në RKS, kështu vendimi do të zbatohet gradualisht.

Ora 10:18
Sot nis faza e qortimit për targat në Kosovë, reagon ministri serb: Ne nuk luajmë me të tilla gjëra! Serbia nuk di jetë thes i grushtimit

1667294328_MilosVucevic.jpg

Ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka reaguar për fazën e parë për targat me Kosovën. Ai u shpreh se nëse ndodh një pogrom ndaj serëbve përgjigja do jetë adekuate. Ndër të tjera ministri serb theksoi se Beogradi pret Prishtinën në tryezën e bisedimeve ndërsa theksoi se Serbia nuk do të jetë thes i grushtimit.

përgjigjet në mënyrë adekuate”, tha ministri i ri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq në një paraqitje televizive.

“Serbia nuk dëshiron destabilizimin e rajonit. Ajo nuk dëshiron, Zoti na ruajt, konflikte apo luftëra. Ne bëmë më shumë luftëra sesa duhej të kishim në shekullin e 20-të. Por administrata në Prishtinë duhet ta dijë se dëshira jonë për paqe, dialog dhe kompromis nuk është shenjë dobësie. Dhe nuk është kërcënim për askënd, ne nuk luajmë me ato gjëra. Këto nuk janë lojëra lufte! Ky është mesazhi i një shteti të përgjegjshëm. Kjo është një ftesë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve. Serbia nuk do të jetë thes i grushtimit”, tha Vuçeviq.

Vuçeviq tha se si ministër i Mbrojtjes nuk ka të drejtë të frikësohet nga situata në Kosovë, por se është i shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm.

“Dhe çfarë mund të bëjë Serbia nëse ka përshkallëzime, shpërthime, tensione në rritje, trazira? Nuk mund të bëjmë asgjë?”, e pyeti prezantuesi, Vuçeviqin.“Lëreni atë se nuk mundemi. Ne mundemi! Ne nuk duam të përshkallëzojmë, por Serbia ka një përgjigje të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm”, u përgjigj Vuçeviq

SI.E./S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urime: 01/11/2022 17:50

    Urime për Kosoven !

    Përgjigju
  • Max: 01/11/2022 14:43

    Shko ti dhe politikanet e tjere se nuk ka ngel shqipetar ne shqiperi I perzute te gjithe

    Përgjigju
  • Tani: 01/11/2022 14:29

    Po ça ushtrie ka serbia. Luftoj me sllovenet dhe humbi, luftoj me kroatet dhe humbi. Ka te drejte qe thone se kemi ushtri te forte se vetem kunder civileve kane fituar.

    Përgjigju
  • jan: 01/11/2022 12:54

    ashtu si 60-70% e arnauteve qe e kan n origjinen nga anadolli duhet te kthehen andej o arbercaar.

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/11/2022 10:34

    O qetnik fashist ik në karpate nga ke ardhur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë