Reciprociteti për mjetet e identifikimit dhe targat në Kosovë, tensione në Veri, serbët rikthejnë bllokadat! Kurti: Përgjegjës janë Vuçiç dhe Petkoviç

Situata u tensionua në veri të Kosovës, 1 ditë para nisjes së zbatimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb. Paraditen e së dielës, nëpër rrugë u shfaqën disa pankarta dhe fletushka me mesazhin: “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimet serbe do të mbeten”. Serbët lokalë në veri të Kosovës nuk u mjaftuan me kaq dhe nisën bllokimin e rrugëve me kamionë në veri të Kosovës. Kjo shkaktoi situatë tensionuese. Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve  në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak. Në këtë mënyrë qytetarët janë detyruar të përdorin rrugë alternative pas bllokadave në veri të Kosovës. Ndërkohë dëgjohen vazhdimisht sirena dhe përdoruesit në rrjete sociale thonë se ka edhe të shtëna.

Për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke cilësuar përgjegjës presidentin serb Aleksander Vuçiç dhe Petar Petkoviç. Një mesazh të qartë e kishte për qytetarët duke i thënë se duhet të informohen vetëm nga njoftimet që dalin nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës. Gjithashtu paralajmëroi se orët e javët në vijim mund të jenë problematike sepse do të përballen me atë që e quan "nacional-shovinizmin serbomadh". Në deklaratën e tij, i jep garanci qytetarëve se do të punojnë pa pushim që të vendoset rendi dhe ligji në vend. Nuk mungoi përgjigja e Petkoviç, sipas të cilit Kurti bëri lëvizjet e mirëmenduara dhe e dinte se do të kishte pasoja të mëdha. Ndërsa policia e Kosovës thotë se shqiptarët janë dhunuar nga grupet serbe që kanë bllokuar rrugët. Sa i përket të shtënave me armë, bëhet me dije se nuk ka të lënduar.

Ndër të tjera, në rrugë qarkullon fotografia e hartës së Kosovës, e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb është parë në veri të Kosovës dhe mbi të është shkruar “jo dorëzim”, për të kundërshtuar vendimin e 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, për shtetasit e Serbisë, që hyjnë në territorin e Kosovës. Kosova ka thënë se një dokument të tillë, që do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, Serbia ua lëshon shtetasve të Kosovës prej 11 vitesh. Paraprakisht, më 13 korrik, në Mitrovicën e Veriut, në targat RKS (Republika e Kosovës) u mbuluan me letra ngjitëse me targat KM – që lëshohen nga Serbia – dhe me stemën e Serbisë, ndërsa disa ditë më pas, nëpër makina u panë fletushkat me mesazhin “Jo dorëzim, KM mbetet”. Kosova i konsideron të jashtëligjshme targat me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia.

Vendimi për reciprocitetin e targave dhe mjeteve të identifikimit

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, qytetarët që kanë makina me targa serbe mund t’i riregjistrojnë ato deri më 30 shtator. Vendimi do të vlejë për të gjitha veturat e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti. Nga data 1 gusht, qeveri e Kosovës do të nisë edhe lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ato ajrore, si dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi. Me këtë dokument do të pajisen edhe personat nën 16 vjeç që nuk kanë dokument identifikimi, por që duhet të kenë certifikatë të lindjes.

Çështja e targave rriti tensionet midis Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit 2021. Kosova vendosi masën e reciprocitetit ndaj makinave me targa serbe që hynin në Kosovë, duke kërkuar që shoferët të mbulonin simbolet shtetërore në targa me letra ngjitëse. Ky vendim shtyri serbët lokalë të bllokonin për dy javë pikëkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak. Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, tensionet u ulën dhe palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme për targat. Por, pas skadimit të afatit për të arritur një marrëveshje për targat, dy palët kanë vazhduar regjimin e letrave ngjitëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Petkoviç: Kurti i pamatur! E dinte se lëvizjet e tij të paligjshme mund të kishin pasoja të mëdha

1659299689_petkovic.jpg

Drejtori serb i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç i është përgjigjur Albin Kurtit duke thënë se është i vetmi fajtor për tensionet në Veri të Kosovës. Sipas tij Kurti i bëri lëvizjet e mirëmenduara dhe për këtë i referohet vendosjes së reciprocitetit të mjeteve të identifikimit dhe targave. Ndër të tjera përmend Vuçiç duke thënë se Beogradi ka dhënë vetëm mesazhe paqeje sot.

“Kurti i pamatur e dinte mirë se lëvizjet e tij të njëanshme dhe të paligjshme mund të kishin pasoja të mëdha për paqen dhe stabilitetin dhe mund të çonin në një krizë me pasoja të pallogaritshme. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç bën thirrje për paqe dhe stabilitet çdo ditë dhe përmend dialogun si të vetmin mekanizëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura. Mesazhi i vetëm i dërguar sot nga Beogradi, është paqja dhe nevoja për të respektuar Marrëveshjen e Brukselit dhe formimin urgjent të Unionit të Komunave Serbe”, shkroi Petkoviç.

Ora 22:21
Deputeti ukrainas: Serbia po përpiqet të nisë luftë agresive sipas metodës së Putinit! Ne duhet të mbrojmë kosovarët

Deputeti ukrainas Alexey Goncharenko ka bërë një reagim në Twitter për trazirat në Kosovë duke treguar qëndrimin e tij. Sipas tij, Serbia po përpiqet të nisë një luftë në Kosovë dhe thotë se nëse kjo ndodh, Ukraina duhet të mbajë anën e “kosovarëve”. 

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali i Trojës i Putinit në Europë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko.

Sipas tij, Kosova po vjen në realitetin ku Ukraina jeton prej 5 muajsh.

“Realiteti në të cilin jeton gjithë Ukraina për 5 muaj erdhi në Kosovë. Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota t’i ndalonte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, shkroi Goncharenko.

 

Ora 22:13
Policia e Kosovës: Qytetarët shqiptarë janë keqtrajtuar nga grupet serbe që dyshohet se kanë bllokuar rrugët

 

Policia e Kosovës thotë se ka marrë informacione se janë ndaluar qytetarët shqiptarë në veri dhe janë keqtrajtuar nga grupet serbe që dyshohet se kanë bllokuar rrugët. Sa i përket raportimeve për të shtëna, policia njofton se nuk ka të lënduar.

“Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”, thuhet në njoftim.

Ora 21:50
Tension në veri, Ministria e Mbrojtjes serbe: Ushtria nuk ka hyrë në territorin e Kosovës

1659297093_6400ban52551632666052cropped1659291863.jpg

Teksa situata është tensionuar në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes serbe ka njoftuar se ushtria nuk e ka kaluar vijën administrative dhe nuk ka hyrë në Mitrovicë.

“Për shkak të sasisë së madhe të dezinformatave që administrata e Prishtinës nxjerr qëllimisht dhe që shpërndahet përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe uebfaqe të caktuara dhe në të cilat thuhet se gjoja ka pasur konflikte ndërmjet ushtrisë serbe dhe të ashtuquajturës polici të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes njofton se ushtria serbe nuk e ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës dhe Metohisë”.

Ora 21:02
Trazirat në Veri të Kosovës, reagon Albin Kurti: Vuçiç dhe Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë! Nisi bllokimi i rrugëve dhe pati të shtëna armësh nga strukturat ilegale serbe

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për trazirat në Kosovë duke thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Petar Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen në Veriun e Kosovës.

"Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.

Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët. Organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial.

Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre.

Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit", tha Kurti.

Ora 20:43
Mbyllja e dy pikave të kalimit kufitar në veri të Kosovës, krijohet radhë kilometrike automjetesh në Serbi

1659293090_ScreenShot20220731at20.12.10600x360.png

Pas mbylljes së kufirit në Bërnjak dhe Jarinjë, në Serbi shihen duke pritur qindra automjete me targa të shteteve evropiane. Dy pikat kufitare në veri të Kosovës janë mbyllur për shkak të bllokadave me kamionë nga serbët.

Ora 20:35
Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës, mbyllet kufiri në Bërnjak dhe Jarinje

1659292604_veriuikosoves.jpg

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve  në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.

Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Ora 20:18
Dëgjohen sirena në Mitrovicën e Veriut, ka bllokadë në Lagjen e Boshnjakëve

1659291573_aa.JPG

Sirenat po dëgjohen vazhdimisht në Mitrovicë të Veriut, që rëndom lëshohen kur ka ndonjë organizim. Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë janë dëgjuar sirena, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas. Ndërkohë është raportuar edhe për një bllokadë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut. 

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe. Qeveria ka thënë se më 1 gusht do të nisë lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ora 18:50
Serbët bllokojnë rrugët në veri të Kosovës, vendosin kamionë për të ndaluar kalimin e mjeteve të tjera

1659286612_80280000c0a80242a68b08da730f9a9bcx0cy72cw71w1023r1s600x360.jpg

Disa serbë kanë bllokuar një rrugë në fshatin Rudar të komunës së Zubin Patokut. Fshati Rudar gjendet pesë kilometra nga Mitrovica. Edhe në Komunën e Leposaviçit, kanë vendosur kamionë në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës në Komunën e Leposaviqit, shkruajnë mediat vendase. Shoferët që po udhëtojnë në këtë zonë po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.

Kjo situatë vjen vetëm një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për ndërrimin e targave serbe me ato RKS, si dhe reciprocitetit për letërnjoftimet serbe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë qëllim që komuna të bllokohet nga forcat speciale.

Ora 15:18
Vuçiç bën thirrje për qetësi, frikësohet nga reagimi i serbëve në Kosovë: Të mos u japim asnjë arsye shqiptarëve që të qëllojnë mbi turmën

1657122726_AleksandarVui.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se po u lutet përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për paqe. Gjatë një konference për media në Beograd më 31 korrik, Vuçiç tha se ai po përpiqet që t’u kërkojë të gjithëve, përfshirë serbëve në Kosovë, që të mos bëjnë asgjë që mund të çojë në konflikt. "Por, unë kërkoj edhe nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme dhe të mëdha që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të marrin parasysh ligjin ndërkombëtar dhe situatën në terren… Ne po bëjmë lutje për paqe dhe kërkojmë paqen”, tha Vuçiç.

Megjithatë, ai shtoi se “nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”. “Në rast se do të nisin të persekutojnë serbët, t’i keqtrajtojnë, vrasin, Serbia do të fitojë. Kjo është gjithçka që dua të them”, u shpreh Vuçiç. Deklaratat e Vuçiçit vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, lidhur me targat dhe dokumentet serbe. Nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Ky dokument, të cilin Serbia po ashtu ua jep shtetasve të Kosovës me të hyrë në territorin e saj, ka vlefshmëri prej 90 ditësh. Ndërkaq, nga 1 gushti po ashtu të gjithë qytetarët që kanë makina me targa me emra të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund t’i riregjistrojë ato me targat RKS (Republika e Kosovës). Afati për riregjistrim do të zgjasë deri në fund të shtatorit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për lëvizjen e lirë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Vuçiç sërish përsëriti qëndrimin se autoritetet në Serbi mendojnë se neni 3 i kësaj marrëveshjeje, të cilës siç tha i referohen autoritetet në Kosovë për vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, nuk është i zbatueshëm për serbët që jetojnë në veri të Kosovës. Sipas këtij neni, "secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do të shoqërohen me dokumente ku shkruhet ‘hyrje-dalje’ për banorët e palës tjetër që dëshirojnë të udhëtojnë transit në një vend të tretë".

"Këtu thuhet për banorët e vendit tjetër, të cilët udhëtojnë transit në një vend të tretë. Kjo do të thotë se kjo nuk mund të vlejë për serbët që jetojnë në Kosovë. Sepse kështu do t’i binte të përfshihej parimi etnik”, tha Vuçiç. Në konferencën për media, Vuçiq po ashtu tha se më 30 korrik ka zhvilluar një bisedë me disa nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. “Populli serb po i dëgjon gjithnjë e më pak lutjet tona dhe kërkesa ime edhe sot është që të përpiqemi të ruajmë paqen”, tha ai. Presidenti serb u pyet se cila është këshilla e tij për serbët në Kosovë, pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Ai tha se i frikësohet reagimit të serbëve, por nuk elaboroi se për çfarë reagimi po fliste.

"Këshilla ime është që të gjithë të jenë të qetë. Çfarëdo që ata [autoritetet në Kosovë] të bëjnë, le të ruajmë qetësinë tonë. Të mos u japim asnjë arsye shqiptarëve që të fillojnë të qëllojnë mbi turmën. Dhe të na japin kohë", tha Vuçiç. I pyetur nga gazetarët, Vuçiç po ashtu tha se mendon se një konflikt në Ballkanin Perëndimor nuk i përshtatet Perëndimit. “Situata për popullin tonë në Kosovë është shumë e komplikuar. E di që pas shumë dekadash, shumë njerëz as që duan të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi dhe populli ynë. Ne kurrë nuk kemi pasur një situatë më komplekse dhe më të vështirë se sa sot”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu deklaroi se autoritetet serbe po kërkojnë që të vazhdohet vlefshmëria për targat KS, të cilat, sipas tij, kanë status neutral. Këto targa nuk lëshohen nga Kosova që nga shtatori i vitit 2020. Ndërkaq, në Kosovë, më 31 korrik u mbajt Këshilli i Sigurisë. Pas mbledhjes u tha se institucionet janë të bashkuara dhe të përkushtuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë. Ekzekutivi kosovar po ashtu tha se është përgatitur që të nisë zbatimin e dy vendimeve të marra më 29 qershor./REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 31/07/2022 23:33

    Vucici me veprimet e tija luftënxitëse ështé në dakordsi të plot me Edvin shkjaun shqipfolës, mendojn se do ta friksojn ariun me daulle qetnike !

    Përgjigju
  • Valter: 31/07/2022 22:14

    Provokimet ruso- serbe vazhdojne ne Kosove,per shekuj me rradhe..por ne ne Kosove jena mesue me keso skenar primitiv..por ende nuk munde te mesohemi me qendrimin shume te dyshimte te Edi Rames dhe qeverise shqiptare...po te fillon lufta me Serbine..a ka rrezik Kosova nga qevetia shqiptare..??. Qeveria shqiptare do rreshtohet me Serbine a po neutrale,se me Kosove. Jo e jo..ne Kosove nuk dina nga kush na vie rreziku,nga Serborusija a po nga qeveria shqiptare..

    Përgjigju
    • ana: 01/08/2022 01:32

      Ore gomar Shqiperia eshte ne NATO dhe nese NATO do ta mbroje Serbine nga Kosova atehere po. Po ty ore kaqol shpirt zi mendon se NATO me ne krye Ameriken do te mbrojne Serbine? Nese nuk je gomar je laskar!

    • Lui: 01/08/2022 00:10

      Fyelli malesise, i ke rene pikes. Rama e ka deklaruar dhe publikisht qe ne nuk duam lufte, dhe Po perpiqemi ta mbajme nen kontroll Serbine dhe Vucicin qe mos te radikalizohen. Por nese do kete lufte, Shqiperia do jete me Kosoven! Keto jane fjalet e Rames te thena publikisht. Po ky Valteri e ka mendjen te beje opozite ndaj Rames edhe me rrezikun nen kembe nga Ndonje nderhyrje ushtarake e mundshme nga Serbia..

    • Fyelli malesise: 31/07/2022 22:55

      Valter qenke nje k*qe kanari ti...po pse ore valter, e ve ne dyshim qeverine shqiptare ke ane do mbaje??kush ti ka fut trute gomarit??Saliu qe u shiti naften serbeve,apo Ilirit qe ulet ne gjunje dhe ben Sorra dhe pula...Edi Rama si askush tjeter ja ka plas sebise mu ne mes te beogradit qe kosova eshte e pavarur...po siç duket qenke votues i Abinit..apo i Vjoses ti,qe jane marre me sulmuar qeverine e shqiperise se sa me hallet reale qe ka kosova

  • Kopenhagen: 31/07/2022 21:58

    Ka zgjidhje edhe per kete problem. Faktikisht eshte shume e thjeshte si zgjidhje. Makinat qe bllokojne rrugen mund te sekuestrohen nga shteti dhe te cohen ne nje pike grumbullimi dhe pronarit ti vendoset nje gjobe si dhe shpenzimet per levizjen e mjetit dhe per parkimin. Kush ta doje mjetin, le te paguaje dhe heren tjeter te shohim se sa do te kene deshire te bllokojne rruge. Keshtu i do drute mushka (lexo gomaret serbe).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?

Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?