Sergio Perez dhe Max Verstappen i kanë bërë një nisje të mirë këtij sezoni në Formula 1, duke mbajtur Red Bull në krye të klasifikimit. Dyshja kanë shkëlqyer, teksa skuderia gjermane është rrugës për titullin e radhës. Ka qenë drejtori sportiv Christian Horner që ka ironizuar rivalët.
“Pesë gara dhe pesë fitore, plus triumfin në garën sprint dhe katër fitore të dyfishta. Nuk kemi patur kurrë një fillim-sezoni të tillë”, shprehet i lumtur Christian Horner, drejtori sportiv i Red Bull Racing.
“Pyetja që i bëjmë vetes është: Ku janë të tjerët? Ku është Ferrari e Mercedes? Gjatë dimrit punuam normalisht, duke rritur potencialin e makinës ashtu siç ka bërë çdo skuadër tjetër besoj. Ndaj habitemi se përse rivalët tanë janë kaq pas, ku kanë humbur?”, shprehet më tej shefi i makinës kampione bote në Formula 1.
“Besoj se rivalët tanë janë duke punuar për të sjellë disa risi në garat që zhvillohen në Europë. Ne po kursejmë energjitë dhe fondet për disa risi në pjesën e dytë të sezonit, duke qenë se kemi një penalitet. Gjithsesi, ne po dominojmë dhe kjo na gëzon, pasi tregon se kemi bërë një punë të shkëlqyer”, tha Horner.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
82.4%
-
Jo
11.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 4359
Lajme të tjera
-
Katër herë kampion bote, 36-vjeçari pranë rikthimit në Formula 1: Jam gati dhe dua ta bëj
15 Shtator, 17:08
-
Shtëpia e Ferrarit mes polemikave, i ati i Sainz: Djalin tim e trajtojnë ndryshe nga Leclerc
6 Shtator, 11:07
-
Pasdite në pistën e Formula 1, në darkë e grabisin! Piloti i Ferrarit kap hajdutët dhe shpëton 300 mijë euro (VIDEO)
4 Shtator, 15:50
-
Formula 1/ Verstappen triumfon në Itali dhe shkruan historinë, Ferrari rikthehet në podium
3 Shtator, 17:28
-
Formula 1: Hamilton 'xheloz' për arritjet e Verstappen, tregon se rivalët nuk janë të fortë
2 Shtator, 13:43
-
Lewis Hamilton dhe George Russell, pilotët e Mercedes rinovojnë kontratat
31 Gusht, 16:07
-
Formula 1/ Dorëzohen Hamilton dhe Leclerc: Deri në 2026 do dominojë Red Bull-i
29 Gusht, 17:05
-
Fitore në shtëpi për të tretin vit me rradhë, Vertsappen për rekorde! Arratiset në ‘Formula 1’
27 Gusht, 18:51
-
Hamilton refuzon sërish Ferrarin
12 Gusht, 11:36
-
Hamilton: Më jepni makinën e Perez dhe ia tregoj unë vendin Verstappen-it
3 Gusht, 12:59
-
Verstappen i frikshëm në Belgjikë, fiton edhe me 5 vende penalitet! Për Ferrar-in vetëm vendi i 3
30 Korrik, 17:00
-
Leclerc: Ferrari i shpejtë, por duhet më shumë vëmendje ndaj detajeve! Qëllimi është vendi i dytë për skuderinë
27 Korrik, 17:03