Redon Makashi: “Do të jetoj” kënga
që të mbush me optimizëm

Redon Makashi: “Do të jetoj” kënga<br />që të mbush me optimizëm
Shumë artistë në prag të fundvitit rrëfejnë për arritjet dhe sukseset që kanë pasur për 12 muaj, por për Redon Makashin nuk është kështu. Vetëm pak ditë më parë ai zgjodhi të festoj ditëlindjen e tij të 44-të pranë fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli” në kryeqytet, një fushatë kjo sensibilizuese e cila do të pasoj dhe me të tjerat në vazhdim. Por, në këtë rrëfim Redoni nuk ndalet vetëm tek kjo nismë, ai na tregon edhe për bashkëpunimin e tij të fundit me Gert Gjonin, “Do të jetoj” këngë e cila i këndon jetës dhe mënyrës sesi duhet të jetojmë me optimizë. 


Sapo keni publikuar klipin tuaj më të ri në bashkëpunim me Gert Gjonin. Si lindi ky bashkëpunim?

Ky bashkëpunim ka më shumë se një vit që ka nisur si ide. Pas përzgjedhjes së disa këngëve vendosëm të bëjmë këtë material. Është një këngë që ka një sens optimizmi, është një këngë që kur del në mëngjes dhe e dëgjon të duket si kafja e mëngjesit që të zgjon. “Do jetoj”, edhe titulli i tillë është, të mbush me nota optimizmi.

Ndryshe nga tekstet që i këndohet dashurisë, këtë herë keni përcjellë një mesazh që i këndon jetës...?

Mesazhi i këngës është për jetën, për mënyrën se si njeriu ëndërron të jetoj, është diçka jetësore që nuk ka lidhje me dashurinë. Kur dëgjon këtë këngë zgjohesh me një adrenalinë për të vazhduar punët në vazhdimësi. 

Në rrugëtimin e gjatë të klipeve tuaja kemi parë që muajt e fundit të vitit gjihtmonë ju sjellin risi. Është kjo një zgjedhje e juaja apo ka qenë rastësi?

Ka qenë një rastësi dhe është e vërtetë që punët e mija kanë dal në këtë periudhë. Ndoshta, këngët e mija nuk janë këngë vere, por janë këngë që i përkasin stinës së dimrit. Kjo është një këngë e Gertit, e cila erdhi si një surprizë për mua në prag të festave. 

Para pak kohësh patët bërë dhe një premtim, për të ardhur me një album?

Mos të tregohem i nxituar, them se nuk është momenti për të sjell një album. Kohën në të cilën po jetojmë edhe në botë, tashmë as këngëtarët e mëdhenj nuk po nxjerrin albume, pasi një single e kurojnë bukur dhe e nxjerrin në treg me anë të videoklipi duke i dhënë tjetër ngjyrë artistike krijimeve. Për këtë arsye, kam menduar që shumë këngë dhe krijime të mos i djeg në një album, po të punoj herë pas herë më videoklipe duke i suprizuar edhe të gjithë artdashësit e muzikës sime. Dua që çdo këngë ta kuroj në këtë formë. 

Muzika juaj tashmë shoqërohet nga fansat besnik. Mendoni që në një të ardhme të kaloni në një rrymë të re muzikore?

Unë mund të shkoj deri tek pop-rocku, më tej pastaj nuk besoj të kaloj pasi nuk janë në natyrën time. Pop-rock, baldat klasike, rocku klasik, këto janë rrymat që unë gjihtmonë kam sjell, nuk dua të eksperimentoj në rryma që nuk më shkojnë përshtat, nuk mund të dal jashtë vetes. 

Si e shikoni tregun muzikor aktualisht?

Personalisht kam zgjedhur të jem i tërhequr me muzikën që unë bëj, duke lënë publikun të më vlerësoj ashtu siç ka bërë deri më tani. Nëse nuk do bëja muzikë të vërtetë, atëhere i binte që unë të bëja njëlloj kompromisi me muzikën komericiale, por ja që unë jam besnik ndaj asaj që kamë realizuar dhe sjellë gjatë gjithë jetës sime në skenë. nuk e dua këtë lloj kompromisi në muzikë. 

Ju kemi parë të distancuar nga festivalet, është kjo një zgjedhje juaja apo keni marrë vit pas viti doza zhgënjimi?

Mospjesëmarrja në festivale është zgjedhja ime. Duke parë tregun kam menduar që tiu lë hapësirën e duhur edhe brezit të rinj që kanë nevojë për tu afirmuar në skenë. Mendoj se festivalet janë dhe një afirmim për zërat e rinj, kështu që duhet lënë hapësirë edhe atyre. Unë kam nevoj tani jo për festivalet, por për koncertet live. Tashmë unë e kam vënë emrin tim në tregun muzikor dhe dua ta kuroj në një formë ndryshe. Për mua, festivali tashmë është një thikë me dy presa, nuk dihet se çfarë mund të ndodh aty pasi kam dhe eksperienca të këqija. Pjesëmarrja ime në festivale dua të lë me trofeun e Këngës Magjike dhe nuk dua të konkurroj më në asnjë festival të muziëks shqiptare. Me pak fjalë ka ardhur koha të heq dorë nga festivalet dje konkurrimet, madje as tek juritë.

Ku ju gjejnë festat e fundvitit këto ditë?

Për Krishtlindje jam në Korçë, po ashtu edhe për Vitin e Ri jam i angazhuar. Jemi mësuar me këto lëvizjet nëpër qytete të ndryshme dhe nuk mund të kalojmë festat larg të kënduarit ‘live’. Muzika për mua është kënaqësi jo lodhje. 

Ndryshe nga herët e kaluara këtë datëlindje ju u gjendët në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”. Një nismë sensibilizuese kjo e prekur nga ju për herë të parë?

Në ditën e ditëlindjes sime, shpesh njerëzve ju bëjnë dhurata, ndërsa unë zgjodha që në ditëlindjen time të bëj dhurata. Mendova të bëj një bamirësi tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” duke bërë dhurata të cilat i nevojiteshin asaj shtëpie plot ëndrra. Ndryshe nga vitet e kaluara ku unë kam festuar ditëlindjen pranë miqëve, këtë herë zgjodha disa miq të vecantë për t’iu a kthyer ditën plot dashuri dhe vëmendje. Ky ishte një mesazh jo vetëm nga Redoni, por të jetë një nismë nga artistë, politikanë dhe sportistë duke qenë më afër këtyre fëmijëve të cilët kanë më shumë nevoj se çdo njëri nga ne. Mendoj se me këtë nismë kam hapur një fushatë sensibilizuese, ku hapi i radhës do të jetë Korça, Durrësi duke iu gjetur më afër këtyre fëmijëve pa median nga pas, duke mos e bërë kaq pompoze këtë lloj fushate.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online 
(xh.k/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor