Reduktimi i dëmit të duhanit, si të minimizohen pasojat për njerëzit

Reduktimi i dëmit të duhanit, si të minimizohen pasojat për njerëzit

Pirja e duhanit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për shumë sëmundje e cila prek të gjitha organet në trupin e njeriut. Nuk është rastësi që sistemet shëndetësore janë të koordinuara për të zvogëluar efektet e saj dhe pasojat fatale. Pirja e duhanit shkakton dëm serioz, ndaj ky problem duhet trajtuar jo vetëm për duhanpirësit, por edhe për të gjithë popullsinë dhe duhanpirësit pasivë

“Reduktimi i dëmit të duhanit” ishte tema e konferencës së organizuar online në Bullgari, ku 4 panelistë, mjekë dhe specialistë të duhanit diskutuan rreth provave më të fundit shkencore që mbështesin produktet pa tym si zgjedhje më të mira për duhanpirësit që përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan.

Sipas David Khayat, Shef i Departamentit të Onkologjisë Mjekësore në Paris, “Si mjek përgjegjës për planin kombëtar të kancerit, unë duhej të bëja gjithçka që mundeshim në Francë që të ulej numri i duhanpirësve në vend për të reduktuar sëmundjet që lidhen me duhanin. Për ta bërë këtë, na u desh të zbatonim disa masa për të mbrojtur 1.8 milion duhanpirës në Francë ".

David Khayat, Shef i Departamentit të Onkologjisë Mjekësore në Paris

Dr Khayat shpjegoi se në mënyrë që të kuptojmë rrezikun e pirjes së duhanit, ne duhet të kuptojmë procesin. Sipas studimeve, tymi i gjeneruar nga djegia e duhanit përmban më shumë se 6,000 kimikate & grimca ultrafine. 93 prej tyre renditen nga FDA e Sh.B.A si përbërës të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm (HPHC) dhe shumica (gati 80) janë kancerogjenë ose kancerogjenë të mundshëm.

"Ne kemi prova shkencore se sa më shumë kohë të ekspozoheni ndaj kimikateve dhe kancerogjenëve aq më shumë rrezikoni të prekeni nga kanceri".

Largimi nga pirja e duhanit, është opsioni më i mirë. Dr Khayat tha se 64% e duhanpirësve të diagnostikuar me kancer vazhdojnë të pinë duhan. Sipas Shëndetit Publik në Angli, alternativat e reja të duhanit paraqesin vetëm një pjesë të vogël të rreziqeve të pirjes së duhanit dhe kalimi i plotë nga pirja e duhanit në alternativa sjell përfitime të konsiderueshme shëndetësore mbi pirjen e duhanit.

Gjithashtu në SH.B.A., kohët e fundit FDA lëshoi një autorizim për IQOS si një produkt i Modifikuar, bazuar në faktet që aerosoli i prodhuar nga sistemi i ngrohjes së duhanit IQOS përmban më pak kimikate toksike sesa tymi i cigares. Shumë prej toksinave të identifikuara janë të pranishme në nivele më të ulëta sesa në tymin e cigares. IQOS jep nikotinë në nivele afër cigareve të djegshme duke sugjeruar një mundësi që përdoruesit e IQOS të jenë në gjendje të kalojnë plotësisht nga cigaret e djegshme dhe të përdorin ekskluzivisht IQOS.

Në këtë mënyrë Dr Khayat arriti në përfundimin se inovacione të tillë si ngrohja e duhanit dhe cigareve elektronike mund të çojnë në një rrugë të alternativave të reja dhe më të sigurta për duhanpirësit që zgjedhin të mos ndalojnë pirjen e duhanit.

Jo vetëm në industrinë e Duhanit, por edhe industri të tjera ka përpjekje për të krijuar alternativa më të mira. Ai përmendi shembuj që kanë përmirësuar jetën tonë. "Pranimi se disa sjellje tonat janë të pashmangshme, ka për qëllim minimizimin e dëmit që njerëzit marrin si pasojë e tyre".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion