Reduktimi i mbetjeve elektronike, BE propozon rregulla të reja për rritur jetëgjatësinë e celularëve dhe tabletëve

Reduktimi i mbetjeve elektronike, BE propozon rregulla të reja për rritur jetëgjatësinë e celularëve dhe tabletëve

Foto ilustruese

Bashkimi Evropian  dëshiron të reduktojë mbetjet elektronike duke detyruar vendosjen e  standardeve të riparueshmërisë së celularëve dhe tabletëve.

Krahu legjislativ i Bashkimit Evropian ka propozuar rregulla të reja lidhur me riparueshmërinë e telefonave celularë dhe tabletëve, sipas të cilave thuhet se prodhuesit duhet të vënë në dispozicion të paktën 15 komponentë për të paktën pesë vjet pasi të lëshojnë në treg një telefon të ri në BE.

Brenda këtij afati kohor, konsumatorët do të jenë në gjendje të zëvendësojnë pjesë të tilla si bateritë, ekranet, karikuesit, mbulesat e pasme dhe tabaka të kartave SIM dhe memorien.

Komisioni Evropian po shikon gjithashtu përmirësime në qëndrueshmërinë e baterisë. Ai thotë se bateritë e celularëve dhe tabletëve duhet të jenë në gjendje të durojnë të paktën 500 ngarkime të plota përpara se të bien nën 83 për qind të kapacitetit të tyre. Sipas rregulloreve të propozuara, celulartët do të duhet të kenë një etiketë që përshkruan informacione të detajuara si qëndrueshmëria e baterisë, si dhe vlerësimet e rezistencës ndaj rënies dhe ujit.

Ideja, siç thekson dhe Financial Times, është  që të reduktohen mbetjet elektronike dhe ndikimet mjedisore të telefonave dhe tabletëve. Sipas një studimi, rritja e cikleve të jetës së smartfonëve me pesë vjet do të ishte e barabartë me heqjen e rreth 5 milionë makinave nga rrugët për sa i përket emetimeve.

Propozimi sugjeron që bërja e telefonave dhe tabletëve më të riciklueshëm dhe të riparueshëm do të reduktonte kostot e konsumit të energjisë që lidhen me prodhimin dhe përdorimin e tyre me një të tretën.

Prodhuesit e telefonave inteligjentë janë kundërpërgjigjur ndaj disa elementeve të rregullave duke pretenduar se disponueshmëria më e madhe e pjesëve do të rrisë konsumin e plastikës. 

"Një mbiprodhim i mundshëm, magazinimi dhe shkatërrimi i mëvonshëm i pjesëve rezervë do të rezultojë në mënyrë të natyrshme në humbje të burimeve, reduktim të efikasitetit të materialit dhe vlerë ekonomike negative që përfundimisht rezulton në kosto më të larta për konsumatorin," tha Digital Europe, një organizatë që përfaqëson kompanitë e teknologjisë dhe grupet tregtare. .

Megjithatë, disa prodhues të telefonave po fillojnë që të përshtaten me rregullore të tilla duke u ofruar konsumatorëve komponentë dhe mjete për të vetë-riparuar pajisjet e tyre.

Rregullat e propozuara do të ndikojnë gjithashtu në përditësimet e softuerit. Prodhuesit do të duhet të vazhdojnë të ofrojnë përditësime sigurie për pesë vjet pasi të ndalojnë shitjen e një pajisjeje dhe të ofrojnë përditësime funksionaliteti për të paktën tre vjet.

Në qershor, KE njoftoi një direktivë që USB-C të bëhet standardi i karikimit për shumicën e pajisjeve elektronike, përfshirë të gjithë celularët, deri në vjeshtën e vitit 2024./Engadget.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni