Më pak tifozë dhe tribuna VIP/ Dervishaj: Projekti i Arenës Kombëtare u ndryshua! Do kushtojë 80 mln euro

Ditët e fundit në media është folur shumë për stadiumin ‘Arena Kombëtare’, ku nuk kanë munguar akuzat për reduktimin e numrit të spektatorëve, por edhe të detaje të tribunës VIP, e cila thuhej se ishte e rezervuar për politikanë dhe zyrtarë të federatës. Sot për ‘Report TV’ këto çështje i sqaroi Arben Dervishaj, shefi i infrastrukturës dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ezkekutiv në FSHF.

Tribuna VIP e stadiumit ‘Arena Kombëtare’, është vetëm për personazhet e njohur, politikanët dhe njerzit e federatës?

“Tribuna VIP është me një kapacitet minimum 1200 vende dhe do të jetë e shitur për të gjithë. Është tjetër shifra që do të ketë bileta, pasi jo të gjithë mund ta përballojnë, por nuk është se federate ka një politikë ta ndajë për FSHF-në. Çdo njeri ka të drejtën të kërkojë biletën në atë tribunë. Çmimi kuptohet se nuk do të jetë njësoj si në të gjithë tribunat e tjera pasi bileta e tribunës VIP është më e shtrenjtë, ashtu si në të gjithë botën.

Tribuna VIP ka shërbimet e kateringut, parkingun e garantuar dhe shumë gjëra të tjera. Pra ka benefite të cilat nuk i kanë tribunat e tjera, por nuk është i rezervuar vetëm për pushtetarët, nuk është i rezervuae vetëm për federatën. Sa për dijeni punonjësit e federatës i kanë të kufizuara numrin e biletave që mund të marrin. Tribuna VIP do të jetë edhe për sponsorat, sepse sponsorat kanë bileta falas të cilat ne do ua japim. Janë edhe biletat për ekipet mike që do të vijnë të luajnë.

Në fillim është thënë se stadium do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh, ndërsa tani mësohet se do t’i mungojnë 223 vende, pse ky reduktim?

“Projekti ka qenë projekt në letër. Kur janë në letër, letrat janë teorike. Kur vihen në zbatim ka gjithmonë shmangie, diferenca, ka problematika. Ne kemi patur bazën 22 mijë por jo 22 mijë fiks.

Ka patur akuza se janë lënë më shumë hapësira për tribunën VIP dhe është reduktuar numri i spektatorëve.

“Nuk është e vërtetë. Tribuna VIP është lënë aksi më i madh, pasi ulëset janë më komode si rrjedhojë e çmimit pasi ata pagujnë më shumë. Në tribunat e tjera ne nuk kemi zbatuar minimumin që ka, pasi hapësira mes stolave duhet të jetë 40 e ca cm. Pra tani distance mes stolave është minimale. Ne jemi të detyruar të zbatojmë të gjithë guidat në lidhje me shkallët e emergjencës, gjërësitë e tyre e të tjera. Dhe nga këto kushte ka rezultuar që projekti të jetë me 21777 stola. Pra projektit i mungojnë 200 e ca vende. Ky është kapaciteti i spektatorëve, nuk përfshihen ‘skybox-et’ dhe as gazetarët. Nëse do t’i përfshinim edhe këta do të dilte tjetër kapacitet. Do të ishte ajo shifër për të cilën është folur fillimisht, te 22 mijë. Ky është kapaciteti neto, pra pa përfshirë ato që thashë më lart.”

Po tribuna VIP përfshihet në këtë kapacitet?

“Jo, përfshihet tribuna VIP. Kështu ka qenë edhe në projektin fillestar, ku flitej për kapacitetin 22 mijë vende.”

Sa ka kushtuar ndërtimi i ‘Arenës Kombëtare’?

“Deri në përfundim besoj se do të shkojë te 80 mln euro. Por federata pavarësisht se është rritur vlera nuk është se ka dhënë lek më shumë. Federata ka dhënë 10 mln euro, aq sa ka qenë në kontratë. “

Çështja e emrit të stadiumit që ka dalë në shitje, në cilën fazë jemi?

“Jemi në fazën që kanë ardhur disa oferta, që po diskutohen. Nuk mund të them taman pasi nuk merem unë me këtë çështje, por shoqëria ‘Kuq e Zi’. Gjithsesi di që ajo ka bërë një shpallje, kanë ardhur disa oferta që të cilat sia kam idenë se kush janë. Nëqoftëse nuk plotësohen kushtet tona nuk do të ketë emër fare. Mund të vendoset më vonë.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/09/2019 20:15

    Tribuna lesh! U dhje fsha brekmu tat viplesha! Yyyyyt!

    Përgjigju
  • Populli: 17/09/2019 17:21

    Perse tribuna vip per politikanet dhe Jo per njerzit e thjeshte apo keta po e ndrisin dhe po na bejne vezen e kuqe. Turp

    Përgjigju
    • Mond: 17/09/2019 18:21

      Lexoje pa nerva: “Tribuna VIP është me një kapacitet minimum 1200 vende dhe do të jetë e shitur për të gjithë.”

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja