Qytetarët po përballen me vonesa të shumta dhe tejmbushje të autobusëve për shkak të reduktimit të flotës së transportit urban në Tiranë. Kushtet e pazakonta po i vuajnë fatorinot, të cilët thotë se menaxhimi i situatës është i pamundur.
“Po pres linjën e sanatoriumit. Ka dy orë që pres dhe s’ka ardhur akoma asnjë”, thotë një qytetar.
“Shumë njerëz dhe nuk ka fare rregullsi në këtë pikë. Pritëm 45 minuta”, shprehet një tjetër.
Me autobusë të tejmbushur e shpesh me incidente mes pasagjerësh, fatorinot janë gjetur më të papërgatiturit. Shpëtim Marku, tregon për Report Tv vështirësitë që po e shoqërojnë gjatë dy ditëve të fundit, por edhe frikën për shkurtime në punë.
“Orari i mëngjesit është katastrofë fare. Të hipin mbi 300 veta në urban, s’di si të punoj unë dhe as si të rrijë pasagjeri në urban, sepse i bie mbi 300 veta nga mbingarkesa. Nuk i marr dot të gjitha biletat, nuk kam s’i lëviz vetë zbrit nga një derë dhe hip te tjetra, e prap, e papërballueshme. Më shumë se dyfish lodhja. Tjetri rri një orë këtu dhe duhet të hip se s’bën, as nuk hapen dyert, pasagjeri do një orë të zbresë nga fundi të vij te dera. Llogarit dhe shkurtimet e vendeve të punës sepse janë shkurtuar mjetet, janë shkurtuar dhe vendet e punës. Për fat unë jam në punë,por sa do të zgjasë?", tha Shpëtim Marku, faturino.
Ajo që po i shqetëson më shumë qytetarët në këtë situatë duket se është paralajmërimi për rritjen e çmimit të biletës.
“Jo të rritet bileta nga 40 në 80, të dyfishohet. Kjo është abuzim.”
“Do zgjohemi shpejt dhe do ikim në këmbë sepse s’kemi leverdi.”
“Që mos lëvizi më njeri, ku do shkojmë ne , ku të mbytemi?”
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22.1%
-
Jo
73.2%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1528
Lajme të tjera
-
Rekord, 5.2 mln pasagjerë në aeroportin e Rinasit në 9 muaj
25 Shtator, 13:01
-
Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohet me gjobë 40 mijë lekë shoferi i 'Porsche' në Tiranë
25 Shtator, 11:08
-
Me maska e kapele, 3 adoleshentë në Tiranë thyejnë xhamin e një biznesi dhe e grabisin! Në pranga 2 prej tyre! Qarkullonin me armë (VIDEO)
25 Shtator, 10:06
-
Premiera e filmit “Kaymak” e regjisorit Milcho Manchevski, Veliaj: Tirana gumëzhin nga turistët dhe aktivitetet e kulturës
24 Shtator, 19:18
-
Report Tv sjell rastin e vogëlushes me sëmundje të rëndë! E ëma: Ishim në Itali, u kthyem se s’kishim lekë ta kuronim atje, na ndihmoni
24 Shtator, 17:27
-
Tiranë/ Polici i Vlorës nuk i bindet urdhrit për kontroll, dhunon bashkë me dy miqtë efektivin e Shqiponjave! AMP nis hetimet
24 Shtator, 14:43
-
Basha nga Zall-Herri: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta, fillimi i ndryshimit të vërtetë që presin shqiptarët
24 Shtator, 14:32
-
Mbyll siparin Edicioni XXI i ‘Tirana International Film Festival’, Veliaj: Traditë e Tiranës
24 Shtator, 11:22
-
Shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë! Gjente klientët në rrjete sociale dhe i orientonte nëpër hotele
24 Shtator, 10:11
-
Zjarri masiv në fabrikën e bojërave në Maminas, anulohet dasma në resortin ngjitur! Ikën nusja e dhëndri, evakuohen dasmorët
23 Shtator, 23:36
-
VIDEO/ Zjarr i madh në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë - Durrës! Pas 5 orësh izolohen flakët
23 Shtator, 22:36
-
Tiranë/ U vuri shkrepësen mbeturinave në Kashar, zjarri djeg sipërfaqe me ullinj dhe bimësi, arrestohet 55-vjeçari
23 Shtator, 22:19