Reeker i SHBA e Westerwelle
i Gjermanisë zbarkojnë në Tiranë

Reeker i SHBA e Westerwelle <br />i Gjermanisë zbarkojnë në Tiranë
TIRANE- Dy zyrtarë të lartë nga dy shtete të rëndësishme si SHBA e Gjermania kanë mbërrijnë pasditen e sotme në Tiranë. Gjatë vizitës diplomatët e lartë pritet të kenë takime me krerët më të lartë të shtetit.

Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë Philip Reeker pritet të ketë takim me krerët më të lartë të shtetit si Ministrin e Jashtëm Edmond Panariti presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha, dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Momentalisht bëhet e ditur se nuk do të ketë asnjë deklaratë për shtyp nga zyrtari amerikane

Zhvillimet më të fundit në vend, tonet nacionaliste si dhe zgjedhjet e 23 Qershorit pritet  të jenë në fokus të diskutimeve të zyrtarit të lartë amerikan i cili do të përcjellë dhe mesazhin e tij për politikën shqiptare. Pak kohë më parë Reeker ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira e demokratike në 23 Qershor.

VIZITA E MINISTRIT TE JASHTEM GJERMAN

Tjetër vizitë e rëndësishme gjatë ditës së sotme është dhe ajo e Ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. Vizita ishte planifikuar te zhvillohej me 14 shkurt por për shkak të ndarjes nga jeta të atit të tij Westerwelle shtyu vizitën për sot.  Kryediplomati gjerman Westerwelle mbërrin sot pasdite në orën 18:00 në aeroportin Nënë Tereza, dhe sot parashikohet të ketë vetëm një darkë zyrtare, ndërsa takimet pritet të nisin nesër paradite.

Parashikohet të takohet me krerët më lartë të shtetit, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrin e Jashtëm Edmond Panariti. Westerwelle njihet edhe si një mbështetës i fuqishëm i njohjes së Kosovës dhe kushteve që Gjermania i ka vënë Serbisë për integrimin e saj në BE, por nëse njeh Kosovën.

Takimet nisin nesër me ministrin Panariti, në orën 09: 40 dhe do të pasohet me një konferencë shtypi. Më pas në 10:10 takon presidentin Nishani, në  11:00 Berishën dhe në 12:00 kreun e PS, Edi Rama.

Në orën 13:00 të ditës së nesërme është parashikuar largimi nga Shqipëria i ministrit të Jashtëm gjerman.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Vendosni një ekulibër midis punës dhe dashurisë, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Vendosni një ekulibër midis punës dhe dashurisë, çfarë kanë rezervuar yjet për sot